|

Thirrje për Ekspertë për hartim kurrikule në fushën e menaxhimit financiar të OJF-ve | Afati 6 tetor 2023

KËRKESË PËR OFERTË

Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Hartimi i kurrikulës në fushën e menaxhimit financiar të organizatave të shoqërisë civile për organizatën jo-qeveritare “Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim” në kuadër të projektit me nr. Kontrate  RER-21/0005.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në në email me subjektin “Smart Balkan- Aplikim për hartim të kurrikulës në fushën e menaxhimit financiar të OSHC-ve” pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 6.10.2023, ora 17:00.

IDM-Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim është një organizatë jofitimprurëse që ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.

Misioni i IDM-se është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternativa të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Email i dorëzimit të ofertës:

[email protected]

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

IDM është e intresuar për të kontraktuar ekspertë për hartimin e kurrikulës në fushën e menaxhimit financiar të organizatave të shoqërisë civile.

Të gjithë aplikantët e interesuar që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorezojnë propozimin e tyre me email (referojuni kërkesave specifike të ToRs).

Oferta duhet të dorëzohet me email. Në subjektin e emailit shkruani “Smart Balkan- Aplikim për hartim të kurrikulës në fushën e menaxhimit financiar të OSHC-ve”.

Në email duhet të bashkëlidhni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Aneks 1-Propozimi financiar i ofertuesit, duhet të jetë në Lekë shqiptarë dhe duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  2. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  3. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
  4. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që të gjitha detyrimet ligjore përkatëse janë të përfshira.
  5. Curriculum vitae.
  6. Shprehja e interesit (shpjegoni se si i plotësoni kërkesat e thirrjes dhe referoni përvojat e lidhura me hartimin e kurrikulave, veçanërisht për OSHC në fushën e financave).

 

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Mund të aplikojnë individë ose grup ekspertësh.

 

Për më shumë detaj referojuni ToRs bashkëlidhur. Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected] Çdo përgjigje e  pyetjeve që do bëhet nga aplikantët që marin pjesë në tender, do tju njoftohet të gjithë aplikantëve pjesëmarrës në tender.

 

Vlerësimi ofertave zhvillohet sipas pikëzimit më poshtë:

  • CV ose/dhe eksperienca e aplikuesit(ve) – 60%
  • Propozimi financiar – 40%

 

Facebook
LinkedIn