THIRRJE PËR EKSPERT
Afati: 20 Shkurt 2022
Projekti ‘’Në shërbim të demokracisë dhe qytetarëve duke përmirësuar integritetin publik’’ synon të forcojë sistemet e menaxhimit të integritetit institucional, besimin publik, llogaridhënien dhe të rrisë angazhimin e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit dhe cënimeve të integritetit. Qëllimi kryesor është rifitimi i besimit të qytetarëve si gur themeli dhe aleat kyç i institucioneve në përpjekjet e tyre për një qeverisje me integritet.
Projekti ka një periudhë zbatimi 30 mujore dhe targeton institucionet e mëposhtme: Parlamentin, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Gjykatën Kushtetuese, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe një institucion të saj të varësisë.
Projekti zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen financiare të Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).
Klikoni më poshtë për të shkarkuar Termat e Referencës për:
Ekspert për përgatitjen e raportit paraprak (baseline report).