Takime informuese mbi “Radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm” në Shqipëri

radical picIDM ka inicuar së fundi një proces brendësimi dhe advokimi ndërmjet institucioneve në nivel qendror mbi radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri.

Në kuadër të këtij procesi, IDM organizoi dy takime informimi dhe diskutimi më datë 9 dhe 13 Tetor 2015.

buy finasteride online buy finasteride online generic

Sesioni i parë u realizua me përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe institucioneve në varësi, duke përfshirë Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Shërbimi Kombëtar për Rininë), Qendra Kombëtare për Inventarizimin e Pasurisë Kulturore, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Komitetin Shtetëror të Kulteve, Ministrinë e Zhvillimit Urban, Ministri për Çështjet Vendore (Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale). Sesioni i dytë i informimit u organizua me përfaqësues të institucioneve të sektorit të sigurisë dhe zbatimit të ligjit si: Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit, Kuvendi (Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare), Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, Presidenca.

Në këto takime, bazuar dhe në gjetjet e studimit, janë nxjerrë në pah problematikat dhe nevojat e bashkëpunimit ndërinstitucional nëfoto radikal promovimin e vlerave dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërfetar, rritjen e ndërgjegjësimit, kryesisht ndërmjet të rinjve mbi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare, rritja e informacionit mbi radikalizmin fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm. Parandalimi i këtij fenomeni ishte në qendër të diskutimeve me pjesëmarrësit të cilët sugjeruan një sërë masash si : adresimi i problematikës së objekteve të paligjshme të kultit, bashkëpunim më i madh ndërmjet komuniteteve fetare, Komitetit Shtetëror të Kulteve dhe institucioneve të tjera të qeverisjes vendore e qendrore, ngritjen e mekanizmave për hulumtimin dhe monitorimin e nxitësve/ propaganduesve të këtij fenomeni, përfshirjen e institucioneve të tjera përveç atyre të sigurisë në procesin e parandalimit të këtij fenomeni dhe ndërgjegjësimi i tyre mbi rëndësinë e kësaj përfshirjeje, monitorimi i kurrikulave fetare.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti