IMG_9731-300x224

Takim konsultativ për “Ridimensionimin e Strukturave Komunitare”

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Departamenti Qeverisja Vendore dhe Zhvillimi i Integruar (LGID) zhvilloi më datë 24.02.2015, në ambientet e Komisionit për Cështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut pranë Kryesisë së Kuvendit, një takim konsultativ në kuadër të projektit “Ridimensionimi i Strukturave Komunitare” mbështetur nga USAID-PLGP Albania. Takimi i mbajtur pati pjesëmarrjen e Z.Bashkim Fino, Kryetar i Nënkomisionit për Qeverisjen Vendore, Z.Enea Hoti, Këshillar i Ministrit Për Cështjet Vendore Znj.Voltana Ademi, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Z.

buy finasteride online buy finasteride online generic

Ylli Asllani, Këshilltar i Presidentit për Pushtetin Lokal dhe përfaqësues të USAID/PLGP.

Z.Hroni në fjalën e tij hyrëse, shpjegoi se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte vënia në vëmendje të vendimmarrësve të një vizioni të hershëm të IDM-së rreth vetë-qeverisjes komunitare si një element kyç i sendërtimit të qasjes poshtë-lartë në politikëbërje. Në kontekstin aktual, hapi i parë i këtij vizioni mund të materializohet në ligjin e ri organik për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore që do të hartohet dhe miratohet në vijim. Më tej, Znj. M.Dauti dhe Z.Sh.Bruka (ekspertë të çështjeve vendore pranë IDM-së) mbajtën një prezantim ku u paraqitën në mënyrë të përmbledhur qëllimi dhe metodologjia e projektit. Në vazhdim, u prezantuan sfidat e demokracisë vendore si rezultat i konsolidimit territorial, ku u propozua zhvillimi i strukturave komunitare si çelës i minimizimit të këtyre problemeve potenciale. Më tej, u paraqit një tablo krahasimore e strukturave komunitare në vendet e rajonit dhe mundësia e ngritjes së këtyre strukturave në kontekstin shqiptar.

Z.Fino, u shpreh se një nismë e tillë vjen në kohën e duhur duke përmendur se edhe pse ligji aktual për Qeverisjen Vendore (Ligji nr. 8652, datë 31.07.2000) i ka shërbyer mirë pushtetit lokal, përfshirja e një elementi të tillë lidhur me vetë-qeverisjen komunitare, veçse mund ta pasuronte ligjin e ri organik. Z.Fino propozoi zhvillimin e takimeve të ngjashme në zonat urbane dhe rurale të Shqipërisë – kësaj radhe me aktorë të qeverisjes vendore – për të marrë inpute sesi duhen ridimensionuar strukturat komunitare nga poshtë-lartë.

buy wellbutrin online buy wellbutrin online generic

Z.Hoti, gjithashtu tha se është momenti i duhur për ta vendosur në tryezë këtë diskutim duke përmendur se edhe në programin e qeverisë të miratuar në shtator fuqizimi i strukturave në nivel lagjeje dhe fshati ka një zë të rëndësishëm.

buy tadalista online buy tadalista online generic

Megjithatë, sipas Z.Hoti, edhe pse kuadri ligjor është parakusht i implementimit, problem kryesor në Shqipëri mbetet zbatimi i ligjit – p.sh. problemet me funksionimin e ligjit  “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”. Ai ia atribuoi këtë problem kryesisht mendësisë së trashëguar komuniste. Znj.Voltana, u shpreh se e mirëpret “vetë-qeverisjen komunitare” për të qenë pjesë e ligjit të ri, duke qenë e vetëdijshme për tkurrjen e demokracisë së drejtëpërdrejtë në kuadër të konsolidimit territorial. Ajo u shpreh se gjithashtu Ministria e Shtetit duhet ta mbrojë këtë ide, pasiqë motivi i punës së ministrisë duhet të jetë qasja poshtë-lartë. Ndërkohë, edhe Z. Asllani e vlerësoi IDM-në për vizonin duke përmendur se është në favor të integrimit të një kapitulli të veçantë në ligjin e ri organik për vetë-qeverisjen komunitare, si të nevojshmë për zbutjen e realitetit post-konsolidim territorial.

IMG_9731 IMG_9732

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë