Sfidat e menaxhimit të konfliktit të interesit në Shqipëri, 31 Tetor 2014

 

Në datën 31 Tetor 2014 në ambientet e Hotel Rogner u zhvillua tryeza e rrumbullakët “Sfidat e menaxhimit të konfliktit të interesit në Shqipëri. Tryeza mblodhi së bashku një sërë aktorësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë për prezantimin dhe diskutimin e një studimi lidhur me kuadrin rregullator dhe praktikën për konfliktin e interesit si dhe sfidat të cilat paraqiten në përpjekjet kundër konfliktit të interesit në Administratën Publike në Shqipëri. Studimi dhe i gjithë projekti u zbatua prej Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe u mbështet financiarisht nga Fondacioni Konrad Adenauer, Programi për Shtetin e së Drejtës në Evropën Juglindore.

Takimi u hap dhe u drejtua nga Z. Sotiraq Hroni,  Drejtor Ekzekutiv i IDM. Ai bëri një prezantim të kontekstit në të cilin zhvillohet studimi dhe të rëndësisë për trajtimin e konfliktit të interesit si një çështje delikate në administratën publike në Shqipëri.

Më pas fjalën e mori Z. Thorsten Geissler, drejtori i Programit për Shtetin e së Drejtës në Evropën Juglindore të Fondacionit Konrad Adenauer Rumani. Ai bëri një prezantim të Programit të KAS  për Shtetin e së Drejtës në Evropën Juglindore ku theksoi  se programi mbulon çështje si të drejtat e njeriut, sundimi  i shtetit të së drejtës dhe korrupsioni. Në këtë kuadër Z. Geissler theksoi gjithashtu se studimi mbi konfliktin e interesit thekson qartësisht rëndësinë e këtij studimi dhe nevojën për t’i dhënë vëmendjen e duhur kësaj çështjeje për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Më pas Z. Arjan Dyrmishi, studiues pranë IDM dhe autorë i studimit prezantoi gjetjet kryesore të studimit dhe rekomandimet përkatëse. Gjatë prezantimit u vu theksi tek kuadri ligjor që konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm, megjithëse një sërë ndryshimesh gjatë viteve të fundit dhe praktika tregon se ekzistojnë një sërë çështjesh dhe problemesh në mënyrë që të zbatohet plotësisht dhe siç duhet. Disa nga problemet kryesore të identifikuara gjatë hulumtimit, përfshijnë interpretimet kundërthënëse të legjislacionit, mungesa e akteve ligjore plotësuese, burime njerëzore dhe kapacitetet administrative të pamjaftueshme, mbështetje politike e dobët për ILDKPKI.

Takimi u adresua edhe prej. Z. Flori Karaj, Sekretar i Përgjithshëm i ILDKPKI i cili bëri një prezantim të arritjeve, sfidave dhe problematikave në punën e ILDKPKI lidhur me konfliktin e interesave në Shqipëri. Ndërsa Znj. Edlira Nasi, Koordinatore për Politikat Anti-korrupsion, pranë Ministrisë së Shtetit për. Çështjet vendore theksoi faktin se politikat për parandalimin e konfliktit të interesit kanë shërbyer si mjet për të luftuar korrupsionin dhe forcimin e integritetit të institucioneve.

Diskutimi u pasua nga komente dhe një sesion pyetje-përgjigjesh. Gjatë këtij seksioni u vërejt se në përgjithësi të pranishmit argumentuan për vështirësinë e ndjekjes së konfliktit të interesit rast pas rasti. Në vijim u nenvizua si e nevojshme decentralizimi i plotë i çështjes së konfliktit të interesit dhe kalimi i kësaj përgjegjësie tek institucionet zbatuese ne nivel qendror dhe lokal. Gjithashtu u theksua se nevojitet edhe forcimi i kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse për të kryer në mënyrë efikase rolin e tyre.

IMG_1884 IMG_1900 IMG_1889

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë