Projekti Qytetar kundër Korrupsionit 2015

 

Elbasan, 8 Maj 2015 – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim po implementon me sukses për të dytin vitin radhazi Projektin Qytetar kundër Korrupsionit me nxënësit e shkollave të mesme me synim ndërgjegjësimin për luftën ndaj korrupsionit në të gjitha shfaqjet e tij. Projekti financohet nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhe mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve si edhe Ministria për çështjet Vendore.

Më 8 Maj 2015, nxënës të gjimnazeve të Elbasanit të angazhuar në këtë projekt, inskenuan rastet më tipike të korrupsionit në vend, siç është ai në shëndetësi, në arsim, gjyqësor etj. Ambasadori Donald Lu tha para nxënësve dhe qytetarëve se korrupsioni duhet të luftohet nga një shoqëri civile aktive dhe e informuar. “Korrupsioni na mundon të gjithëve dhe ne duam që ai të marrë fund. Një nga mjetet më të fuqishme është një shoqëri aktive. Nxënësit, OJQ-të, media dhe qytetarët e zakonshëm duhet të kërkojnë që t’i jepet fund korrupsionit. Shqiptarët e guximshëm duhet t’i thonë mjaft më!”, u shpreh ambasadori amerikan.

Ndërsa ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, duke marrë shembull një denoncim të nxënësve të gjimnazit ‘Kostandin Kristoforidhi’, u zotua se do të jetë gjithmonë pranë tyre për të luftuar çdo formë të korrupsionit. “Zotohem sot, dhe ju ftoj edhe ju që të zotohemi sot, në kodin e nderit të qytetarëve të ndershëm se refuzojmë korrupsionin!”, tha ministrja e Arsimit.

Ministri Blendi Çuçi u bëri thirrje qytetarëve për reagim, pasi siç tha ai, korrupsioni nuk luftohet vetëm nga qeveria. Sipas tij, në strategjinë antikorrupsion një vend të rëndësishëm ka edukimi qytetar. “Korrupsioni nuk luftohet vetëm nga qeveria, policia, gjyqësori dhe institucionet. Luftohet së pari nga shoqëria dhe po nuk patëm një shoqëri denoncuese, ky fenomen do të na shoqërojë gjithmonë”, u shpreh ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Nxënësit e gjimnazeve të Elbasanit, të përfshirë në projektin e financuar nga Ambasada Amerikane për luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, propozuan futjen e një moduli antikorrupsion në kurrikulën mësimore të lëndës së Qytetarisë, me synimin e formimit të qytetarëve të përgjegjshëm që refuzojnë dhe luftojnë këtë dukuri.

Ambasadori Donald Lu me gjimnazistet elbasanasAmbasadori Lu, Ministrat Nikolla dhe Cuci ne ekspoziten e gjimnazisteve elbasanas per korrupsionin Ambasadori Lu, Ministrja Nikolla dhe Ministri Cuci me gjimnazistet e Elbasanit Ministrja Nikolla dhe Ambasadori Lu firmosin peticioninin kunder korrupsionit

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën

Forumi Parlamenti për Qytetarët: Forcimi i Demokracisë Pjesëmarrëse dhe Përgjegjshmërisë Parlamentare

Më 26 mars 2025, në Hotel Rogner, Tiranë, u zhvillua Forumi Parlamenti për Qytetarët, duke mbledhur deputetë, staf parlamentar, ekspertë

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Çështjet e Aftësisë së Kufizuar

Më 12 mars 2025 u zhvillua dëgjesa publike mbi rekomandimet e Paneleve Qytetare për çështjet e aftësisë së kufizuar, një