Prezantimi i platformës “Indikatorët për Zhvillim”

 

 d4d photo 2Më 29 janar 2016, pranë Hotel “Rogner”, IDM dhe D4D(Kosove) prezantoi platformën “Indikatorët për Zhvillim”, projekt i cili është mundësuar nga “Foundation Open Society Institute” në bashkëpunim me “Think Tank Fund Think Tank Fund of the Open Society Foundations.”

Platforma përmban rreth 200 indikatorë për 6 shtete të Ballkanit perendimor në fusha të ndryshme si: Ekonomia, qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria, dhe zhvillimi shoqëror.

Qëllimi i platformës është nxitja e konkurrences ndërmjet vendeve të Ballkanin Perendimor për performancën e institucioneve përmes përdorimit të platformës. Mbledhja e indikatorëve të standardizuar për gjashtë shtete rajonale do të mundësonte krahasimin e performances mes tyre dhe kështu inkurajimin e liderëve politikë për të ndërmarrë reforma më të shpejta dhe substanciale.d4d photo

Në tryezë morën pjesë përfaqsues nga universiteti dhe akademia, institucione shtetërore përgjegjëse për hartimin e politikave të zhvillimit dhe integrimit si dhe palë të tjera të interesuara.

Ne besojmë që ky projekt ka potencialin për t’i vendosur këto gjashtë shtete në një rrugë të shpejtë dhe të automatizuar drejt zhvillimeve substanciale.

Për më shumë info vizitoni: www.ind4dev.scards.com.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti