OShC-të e Ballkanit Perëndimor për Zhvillimin Global: Workshop mbi Qytetarinë Aktive Globale

Miratimi i Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm nga të gjitha vendet anëtare në samitin e shtatorit të OKB-së në Nju Jork ka dhënë një shtytje të madhe drejt zhvillimit të planeve strategjike për të arritur këto objektiva. Shqipëria si vend kandidat do të duhet të krijojë mekanizmat e duhur për bashkëpunimin për zhvillim dhe ndihmat humanitare dhe ashtu siç ka treguar përvoja e vendeve të Evropës Qendrore, përfshirja e OShC-ve në këtë proces mbetet thelbësore.

Në 29 dhe 30 shtator 2016, në ambientet e Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut Zagreb, u zhvillua ëorkshop-i rajonal “Qytetaria aktive globale në Europë”, organizuar nga CROSOL në kuadër të projektit “OShC-të e Ballkanit Perëndimor për Zhvillim Global” – implementuar në bashkëpunim me organizatën austriake Horizont 3000, Fondacionin Pontis, IDM Albania dhe aktorë të tjerë rajonalë me qëllim përfshirjen e agjendës së zhvillimit në Ballkanin Perëndimor.

Qëllimi i workshop-it ishte njohja dhe trajnimi i përfaqësuesve të shoqërisë civile mbi kornizën e politikave dhe praktikave në çështjet e arsimit të zhvillimit global. Pjesëmarrësit u ekspozuan ndaj strategjive të ndryshme të advokimit që mund të ndiqen kur punojnë me institucione të ndryshme përgjegjëse për arsimin global në vendet e tyre. Rrjetëzimi dhe ndarja e përvojave ishte gjithashtu një aspekt i rëndësishëm i trajnimit. Workshop-i dy-ditor bëri bashkë 25 pjesëmarrës të shoqërisë civile nga rajoni.

 

 

 

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë

IMG_4503

Prezantohen gjetjet e sondazhit të Opinionit Publik “Besimi në Qeverisje 2023” – Tiranë, 21 maj 2024 – Sot u prezantuan