Klubi i Hulumtuesve të Rinj: Reforma në arsimin e lartë dhe kërkimi shkencor

 

Takimi i tretë i Klubit të Hulumtuesve të Rinj u fokusua tek  “Reforma në arsimin e lartë dhe kërkimi shkencor”. Për momentin kjo temë është aktuale në Shqipëri, duke qenë se projektligji për reformën në arsim është duke u konsultuar me grupet e interesit dhe së shpejti do të kalojë për diskutim në Parlament.

Në takim ishin prezent 15 antarë të klubit, i cili u moderua nga Sidita Dibra nga YRC, dhe Elona Dhëmbo, Këshilltare e lartë e RRPP. Të ftuar ishin z. Arbjan Mazniku, zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit, dhe Prof. Ervin Demo, zv. Rektor për Orientimin Akademik dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare pranë Universitetit të Tiranës. Ata prezantuan një panoramë të ndryshimeve që reforma ka për qëllim të sjellë në fushën e kërkimit shkencor.

Debati u përqëndrua mbi këto pyetje me rëndësi të veçantë për antarët e klubit:

  • Sa do të ndikojë në forcimin e kërkimit shkencor dhënia e autonomisë universiteteve?
  • Si duhet të ndryshojnë strukturat e universiteteve në mënyrë që të garantojë konkurrencën për fondet publike dhe private për kërkimin shkencor?
  • A do të ketë një ripërcaktim të roleve të stafit akademik dhe kandidatëve për PhD brenda departamentit?
  • A kanë universitetet shtetërore në dispozicion kapacitetet teknike dhe njerëzore për të konkuruar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar?

Komuniteti i hulumtuesve deklaroi se, karshi nivelit embrionik të zhvillimit të universiteteve shqiptare, reforma mund të krijojë disa sfida për universitetet publike përsa i përket produkteve kërkimore cilësore dhe mbledhjes së fondeve, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe infrastrukturës teknike. Ndërkohë, universitetet private u panë si të privilegjuara nga projektligji mbi arsimin e lartë, duke qënë se ato kanë ngritur tashmë kapacitetet e nevojshme dhe mund të zhvillojnë aktivitete kërkimore. Pra, sipas pikëvështrimit të tyre, për të siguruar konkurrencën e ndershme midis universiteteve publike dhe private gjatë procesit të akordimit të fondeve publike, autoritetet shtetërore përgjegjëse duhet të parashikojnë periudha specifike kalimtare, të cilat nga ana tjetër, do të mund ti mundësojnë institucioneve publike të arsimit të lartë të adaptohen në këtë realitet të ri.

yrc foto

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën

Forumi Parlamenti për Qytetarët: Forcimi i Demokracisë Pjesëmarrëse dhe Përgjegjshmërisë Parlamentare

Më 26 mars 2025, në Hotel Rogner, Tiranë, u zhvillua Forumi Parlamenti për Qytetarët, duke mbledhur deputetë, staf parlamentar, ekspertë

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Çështjet e Aftësisë së Kufizuar

Më 12 mars 2025 u zhvillua dëgjesa publike mbi rekomandimet e Paneleve Qytetare për çështjet e aftësisë së kufizuar, një