Indeksi i Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile 

img_news-OSHC_153964646

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezantoi ditën e enjte, datë 15 korrik 2016, në ambientet e Rogner Hotel, Indeksin e Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile – Raporti për vitin 2015, me të dhëna mbi zhvillimin, problemet dhe sfidat e shoqërisë civile në Shqipëri.

Indeksi analizon progresin e organizatave të shoqërisë civile në 29 vende në tranzicion, gjatë 19 viteve të fundit, duke u fokusuar në 7 dimensione të qëndrueshmërisë së shoqërisë civile: mjedisi ligjor, kapaciteti organizativ, qëndrueshmëria financiare, advokimi, ofrimi i shërbimeve, infrastruktura dhe imazhi publik.

Që prej prej 6 vitesh, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, realizon studimin për Shqipërinë.

Viti 2015 ishte një vit i trazuar përgjatë Europës qendrore e lindore dhe Euroazisë, si në planin politik dhe ekonomik. Paqëndrueshmëria politike u shfaq veçanërisht mbizotëruese në Europën juglindore. Megjithatë, edhe pse shoqëria civile në një sërë vendesh po përballet më zhvendosjen e demokracisë një hap mbrapa, OShC-të janë duke u përgjigjur sfidave rajonale si kriza e emigrantëve dhe promovimi i reformave të lidhura me BE-në. Gjetjet e raportit për Shqipërinë u prezantuan nga Znj.

buy penegra online buy penegra online no prescription

Aleka Papa, e cili konstatoi se mjedisi ligjor dhe qëndrueshmëria financiare, ose 2 dimensionet që renditen si barrierat më të mëdha për qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në vend, shënuan përmirësime të vogla në 2015. Sidoqoftë, këto rritje nuk ishin të mjaftueshme për të ndikuar tek qëndrueshmëria mesatare e cila ka ngelur 3.8 (ose qëndrueshmëri në zhvillim). Duke komentuar gjetjet e raportit, Z.

buy stendra online buy stendra online no prescription

Vladimir Thano (Pro Youth / Anëtar i KKSHC), Z.

buy avana online buy avana online no prescription

Ergys Gezka (Qendra Ura / Anëtar i KKSHC) dhe Z. Juljan Papaproko (World Vision Albania) ofruan perspektivën e tyre për sfidat e sektorit sa i përket respektivisht mjedisit ligjor, qëndrueshmërisë financiare dhe ofrimit të shërbimeve. Znj. Desareta Lameborshi (Administrimi i Granteve dhe Zhvillimit Rajonal, AMSHC) diskutoi mbi rolin dhe sfidat e AMSHC si burimi kryesor i financimit publik për sektorin.

Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe AMSHC-së.indeksi usaid

Indeksi zhvillohet nga Agjencia e ShBA për Zhvillim Ndërkombëtar në partneritet me organizata vendore për secilin prej vendeve që përfshihen në indeks.

Versioni anglisht i Indeksit të Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Civile për vitin 2015 për Evropën qendrore e lindore dhe Euroazinë mund të gjendet duke vizituar linkun: http://www.usaid.gov/europe-eurasia-civil-society

Për raportin për Shqipërinë për vitin 2015 në gjuhën shqipe klikoni këtu!

Facebook
LinkedIn

Related Activities

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë

IMG_4503

Prezantohen gjetjet e sondazhit të Opinionit Publik “Besimi në Qeverisje 2023” – Tiranë, 21 maj 2024 – Sot u prezantuan

Formimi akademik, si formal ashtu edhe joformal, është thelbësor për nxitjen e qytetarisë aktive dhe cilësinë e pjesëmarrjes në proceset