foto-klsh-event-300x225

IDM rekomandon krijimin e nje autoriteti kombëtar Anti-Korrupsion të gjithëpranuar dhe mirëvendosur | 14 dhjetor 2018

IDM rekomandon krijimin e nje autoriteti kombëtar Anti-Korrupsion të gjithëpranuar dhe mirëvendosur

Tiranë, 14 dhjetor 2018 – IDM në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) organizuan konferencën “Për një autoritet kombëtar të gjithëpranuar dhe mirëvendosur në sistemin e qeverisjes”. Ky aktivitet u mbështet në: raportin e auditimit të performancës mbi “Strategjinë Antikorrupsion” (KLSH) dhe dokumenti analitik i IDM-së “Ulja e Ndikimit të Politikës mbi Agjencitë Anti-korrupsion”. Në konferencë ishin të pranishëm anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të ILDKPKI dhe KLSH, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë njëherazi dhe Koordinatori Kombëtar i Luftës kundër

Korrupsionit, përfaqësues nga institucioneve të tjera të pavarura në vend, përfaqësues nga ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias.

Në këtë aktivitet u mbajtën prezantime dhe diskutime të frytshme mbi nevojën e një autoriteti kombëtar të pavarur në luftën kundër-korrupsionit, i cili do të sillte rezultate të prekshme dhe do të garantonte legjitimitet në veprimtarinë e tij.

Në këtë kontekst, Z. Boris Divjak, Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Transparency International, theksoi se nuk ekziton një model ideal në lidhje me agjencitë anti-korrupsion, por ngritja e tyre është shumë e rëndësishme për parandalimin dhe hetimin e korrupsionit.

Përfaqësuesi i KLSh, Z. Rinald Muca, rekomandoi krijimin e një agjencie kombëtare anti-korrupsion e cila do të ishte përgjegjëse për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e mëtejshëm të strategjisë kombëtare në luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, përfaqësuesit e IDM, Z. Sotiraq Hroni dhe Zj. Rovena Sulstarova, mbështetur në gjetjet e disa studimeve dhe sondazheve të realizuara nga IDM në vitet e fundit, theksuan nevojën e një autoriteti kombëtar anti-korrupsion të pavarur, i shoqëruar me garanci ligjore, burime institucionale dhe burime financiare të mjaftueshme.

Kreu i komisionit parlamentar për integrimin evropian, Z. Genc Pollo theksoi në fjalën e tij se një autoritet kombëtar anti-korrupsion efektiv është një forcë e madhe kundër korrupsionit në rastet kur ai është i pavarur nga ekzekutivi.

Ndërsa Z. Mario Mariani, Shefi i Bashkëpunimit në zyrën e delegacionit të BE-së në vend, argumentoi se përfshirë edhe modelet e ofruara mbi një autoritet kombëtar të pavarur, me rëndësi është që Shqipëria të vijojë luftën anti-korrupsion dhe për këtë duhet të angazhohen të gjitha institucionet ne vend.

Kjo konferencë u përpoq të jepte një kontribut në debatin kombëtar në kërkim të një modeli të përshtatshëm mbi autoriteti anti-korrupsion i cili do të gëzonte njëherazi dhe besimin e shoqërisë.

 

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën