Forum konsultimi për draft Kodin e ri të Etikës së Policisë së Shtetit

 

Tirana, 23 Tetor 2014

Untitled-1Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit Shqiptar organizoi një Forum Konsultimi për draft Kodin të ri të Etikës. Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit të IDM “Forcimi i Integritetit të Policisë në Shqipëri” mbështetur nga programi MATRA. Projekti ka inkurajuar një qasje proaktive të institucioneve të interesuara që të veprojnë për forcimin e integritetit të policisë në Shqipëri, bazuar edhe në gjetjet e vlerësimit të IDM. Drafti i ri u përgatit nga Grupi i Punës i krijuar me urdhër të Ministrit të Brendshëm (datë Untitled-222/09/2014) dhe i asistuar më tej nga projekti i IDM me të dhëna relevante, pikëpamje të ndryshme dhe evidenca. Prezantimi dhe diskutimi i draft kodit të ri u drejtua bashkërisht nga Zëvendës Ministri i Brendshëm, Z. Ilirjan Mustafaraj dhe Drejtori Ekzekutiv i IDM, Sotiraq Hroni. Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Holandeze në Tiranë, Z. Gilles Bauwens përshëndeti aktivitetin ku merrnin pjesë shumë aktorë të interesuar, ndër të cilët ishin përfaqësuesit e Policisë së Shtetit Shqiptar, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile.  Rekomandimet, komentet dhe sugjerimet që dolën nga diskutimet e forumit iu dërguan Grupit të Punës, së bashku me një analizë të përgatitur nga ekipi i IDM.

 

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë