Anëtarësimi i Shqipërisë në BE – Një Déjà Vu e Parakrizës?

 

Tirane, 12 Dhjetor 2014

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert (FES), organizoi më 12 dhjetor 2014, tek Qendra e Informim të BE-së, panel debatin: “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE – Një Déjà Vu e Parakrizës?”.

Eventi pati si qëllim fokusimin tek dhënia e një sensi (lokal) procesit të integrimit në BE të Shqipërisë, rolit të shoqërisë civile dhe të ripërtëritjes së perpjekjeve përkundër pranimit të komfortit që ofron “lodhja nga zgjerimi” (në Bruksel) dhe hezitimi ndaj dialogut politik (në Tiranë).

Paneli i debatit ishte i përbërë nga Majlinda Bregu, Gentian Elezi, Frank Hatke, Afrim Krasniqi, Geron Kamberi, Gjergji Vurmo, dhe u moderua nga Endri Xhafo.

Fjalën e hapjes e mbajti Frank Hatke, drejtor i përhershëm i FES-it në Shqipëri. Panelistët nënvizuan nevojën për të arritur një progres të mëtejshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ka një nevojë urgjente për të arritur një dialog politik konstruktiv në nivel kombëtar, si instrument thelbësor për përparimin e mëtejshëm të procesit reformues. Në këtë drejtim, reforma në drejtësi është e një rëndësie të vecantë, duke qënë se ajo përbën shtyllën kryesorë në luftën ndaj pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më tej, Gjergji Vurmo prezantoi komentarin e fundit të IDM-së me titull “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE – A Rrezikon një Déjà Vu të 2009-ës?”, i cili trajton stadin aktual të procesit, impaktin e politikës konfrontuese në Tiranë dhe zhvillimet e brendshmë në BE.

Politika konfliktuale aktuale po dëmton dhe shtyn hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, dhe meqë anëtarësimi në Bashkimin Evropian konsiderohet si një objektiv kombëtar, atëherë të dyja palët duhet të demonstrojnë pjekuri politike dhe të gjejnë konsensusin.

Në përmbyllje, aktiviteti pati një pjesëmarrje të gjërë nga ekspertë të shoqerisë civile, përfaqsues politik, gazetarë, hulumtues dhe studentë.

IMG_0008IMG_0030IMG_9999

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë