Publikohet Moduli i Trajnimit për Konsultimin Publik për Institucionet e Qeverisjes Qendrore
Rritja e efektivitetit dhe ndërgjegjësimit mbi procesin e konsultimit publik në institucionet e qeverisjes qendrore është në qendër të nismës “Forcimi i transparencës dhe qeverisjes së mirë” së Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), mbështetur nga National Endowment for Democracy.
Në këtë kuadër të ofrimit të asistencës teknike për institucionet qendrore, ekspertët e IDM kanë hartuar Modulin e Trajnimit për Konsultimin Publik. Ky modul u pilotua në bashkëpunim me ASPA – Shkolla Shqiptare e Administrates Publike gjatë periudhës mars-maj 2023, ndërsa 40 nëpunës civilë të institucioneve të qeverisjes qendrore përfituan nga ciklet e trajnimt dhe u çertifikuan nga ASPA.
Për të siguruar vazhdimësi në trajnimin e administratës publike në të gjitha nivelet, mbi çeshtjet e konsultimit publik, moduli do të përfshihet në programet e ASPA-s.
Dokumentin në shqip mund ta aksesoni këtu.