Mbrëmje Diskutimi “Zëra të Besueshëm në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm”

 

Të rinj, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të shkollave të mesme në Tiranë, prindër, pedagogë, artistë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile diskutuan së bashku dhe ndanë ide në mbrëmjen e organizuar nga IDM, me temë “Zëra të Besueshëm në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm” më 31 maj 2017 tek instalacioni ‘Reja”. Kjo mbrëmje diskutimi u zhvillua në katër panele kryesore:

  • Përballja me Ekstremizmin e Dhunshëm – Sfidat dhe angazhimet
  • Aktorë të rëndësishëm në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shkolla – Roli i grave, të rinjve, prindërve, mësuesve
  • Të flasësh për fenë me të rinjtë
  • Përballja me  Ekstremizmin e Dhunshëm nëpërmjet artit

Pjesëmarrësit dhe panelistët e këtij aktiviteti sollën në vëmendje shembuj pozitivë mbi format dhe fushat në të cilat të rinjtë dhe komuniteti mund të angazhohen me qëllim promovimin e vlerave pozitive të shoqërisë. Kjo Mbrëmje Diskutimi u zhvillua në kuadër të projektit “Zëra të Besueshëm në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm” i mbështetur nga Ambasada e ShBA-ve në Tiranë.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti