Departament: LGID
Kohëzgjatja: 21 tetor 2013 – 30 maj 2014
Objektivi i përgjithshëm i projektit:
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të nxisë fuqizimin ekonomik dhe mundësitë e punësimit për gratë, si edhe të zhvillojë, diversifikojë e promovojë klasterin ekonomik në Dibër.
Rezultate:
- Hartimi i udhëzimeve për ngritjen dhe funksionimin e klusterave ekonomikë në fushën e agro-turizmit
- Ngritja e një klasteri ekonomik pilot që synon fuqizimin e grave
- Zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe krijimi i vlerës së shtuar ekonomike
- Forcimi i njohurive dhe kapaciteteve të aktorëve të përfshirë
- Publikimi i arritjeve kryesore dhe promovimi i klasterit në nivel kombëtar
Grupi i synuar:
- Gra mbledhëse dhe përpunuese të frutave të pyllit
- Furnizuesit e lëndëve për përpunim produkti
- Shitësit e produkteve të ndërmjetme dhe finale
- Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe shërbimi këshillimor bujqësor
- Dega e Peshkopisë e Universitetit “Aleksandër Moisiu”
- Komuna Melan dhe Komuna Tomin si njësi bazë të qeverisjes vendore
- ‘Agritra Vizion’ si një OJF vendore