Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Sesion informimi: Nisma me bazë komunitare | 28 Korrik 2022

July 28, 2022 @ 12:00 pm - 1:30 pm

Sesion informimi: Nisma me bazë komunitare

28 Korrik 2022 | 12:00 – 13:30 | Zoom

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka çelur thirrjen për propozime, drejtuar organizatave vendase të shoqërisë civile, të interesuara për të zbatuar nisma me bazë komunitare. Këto nisma do të mbështeten në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”, të cilin IDM po e zbaton nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF). Qëllimi kryesor i këtyre nismave është të ndërtojnë komunitete më gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme përmes angazhimit social.

Për të diskutuar specifikat e kësaj thirrjeje, IDM organizon një sesion informimi online më 28 korrik 2022, nga ora 12:00 deir më 13:30. Qëllimi i këtij sesioni do të jetë t’i prezantohet audiencës informacioni mbi thirrjen për propozime dhe t’i jepet mundësia për të bërë pyetje palëve të interesuara.

Lutemi vini re që të gjitha palët e interesuara për të marrë pjesë në këtë sesion duhet të regjistrohen paraprakisht në Zoom, deri më 27 korrik.

Për të mësuar më shumë mbi këtë thirrje, klikoni këtu ndërsa për t’u regjistruar për sesionin e informimit, klikoni këtu.

Ky event do të mbahet në gjuhën angleze.

Details

Date:
July 28, 2022
Time:
12:00 pm - 1:30 pm
Kategoria: