|

Konferenca kombëtare: ”Planet e Integritetit në Qeverisjen Vendore” | 28 tetor 2022

[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_column_text]Konferenca kombëtare: ”Planet e Integritetit në Qeverisjen Vendore” | 28 tetor 2022

 

Prej viti 2019, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka asistuar 21 bashki të vendit për hartimin e Planit të Integritetit, 20[1] prej të cilave e kanë miratuar këtë dokument strategjik anti-korrupsion me vendim të Këshillit Bashkiak, duke e bërë pjesë të kuadrit të tyre të brendshëm politik. Duke ndërtuar mbi punën e bërë gjatë këtyre viteve, IDM përgjatë muajit tetor 2002 do të zhvillojë një fushatë ndërgjegjësimi me 61 bashkitë e vendit dhe aktorët e tjerë të fushës, me qëllim nxitjen e zbatimit e procesit të planifikimit të integritetit për të konsoliduar sisteme efektive të menaxhimit të integritetit në nivel vendor. Kjo nismë vjen në kuadër të projektit “Zgjerimi i praktikës standarde të planifikimit të integritetit në nivel vendor”, mbështetur nga STAR3/UNDP. Projekti STAR3 “Mbështetja dhe Avancimi i Reformave të Qeverisjes Vendore” zbatohet nga UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe pushtetin vendor dhe financohet nga Bashkimi Evropian, Qeveria e Suedisë, Qeveria e Zvicrës, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, UNDP në Shqipëri dhe Qeveria e Shqipërisë.

Aktivitetet ndërgjegjësuese të planifikuara në kuadër të kësaj fushate, synojnë një shpërndarje të përvojës së fituar në ushtrimin e hartimit të planeve të integritetit në disa bashki të vendit, praktikave të mira dhe sfidave të hasura gjatë zhvillimit të këtij procesi dhe në vijim. Këto aktivitete do të përfshijnë zhvillimin e: 4 forumeve rajonale për ndarjen e praktikave të mira dhe sfidave të hasura gjatë procesit të zhvillimit të planeve të integritetit në 6 bashkitë pilote si dhe në 14 bashkitë e tjera pjesë e këtij projekti që kanë miratuar një plan integriteti;  një konferencë kombëtare më të gjithë bashkitë e vendit; si edhe ndarjen me bashkitë e vendit të një udhëzuesi praktik për planifikimin e integritetit në nivel vendor, të hartuar në kuadër të këtij projekti si një instrument përmbledhës  dhe të përdorshëm nga punonjësit e bashkive.

Konferenca kombëtare do të mbledhë pjesëmarrës nga 61 bashkitë e vendit, anëtarë të Këshillave Bashkiak dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, shoqatat kombëtare të bashkive, partnerët zhvillimorë të angazhuar në qeverisjen e mirë dhe anti-korrupsionin, OSHC-të, mediat dhe sektori privat. Qëllimi parësor i kësaj konference do të jetë prezantimi i përvojës së fituar nga projekti, planet e zhvilluara të integritetit dhe  procesi i vlerësimit të riskut të integritetit në 14 bashkitë  e vendit – fazat kryesore të procesit, qasje metodologjike, objektivat dhe planin e veprimit. Gjithashtu, ky aktivitet synon promovimin e procesit të menaxhimit të integritetit si një praktikë e mirë vendore kundër korrupsionit, duke siguruar në të njëjtën kohë vazhdimësinë e tij nëpërmjet monitorimit të zbatimit të planit. Konferenca kombëtare do të organizohet pas forumeve rajonale me synimin për të përforcuar edhe një herë temat kryesore të paraqitura në seminaret rajonale dhe për të nxjerrë në pah aspektin më të rëndësishëm dhe sfidues të miratimit dhe zbatimit të planeve të integritetit në nivel vendor.

Aktivitetet do të mbledhin ekspertë të etikës dhe integritetit, përfaqësues të nivelit drejtues të bashkive, koordinatorë dhe anëtarë të grupeve të punës të integritetit, anëtarë të Këshillave Bashkiak dhe përfaqësues të administratës etj.

Kjo fushatë ndërgjegjësuese  do të bashkërendohet me zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Anti-korrupsionin/Ministria e Drejtësisë në promovimin e planeve të integritetit në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e korrupsionit për bashkitë si edhe Agjencinë  e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore e cila mbështet njësitë e vetëqeverisjes vendore në procesin  e zhvillimit të planeve të integritetit dhe evidenton praktika të suksesshme të këtij procesi.

[1]20 bashkitë që kanë miratuar Planin e Integritetit: Elbasan, Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Mat, Pogradec, Bulqizë, Belsh, Përmet, Berat, Tiranë, Lezhë, Himarë, Kukës, Kavajë, Maliq, Has, Shijak, Pukë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook
LinkedIn

Lloji:

Data:

Vendi:

Kontaktoni:

Ngjarje të ngjashme