Dëgjesë Publike mbi Zbatimin e Detyrimeve Mjedisore të Sipërmarrjeve të Angazhuara në Aktivitet Minerar
12 tetor 2022 – Dëgjesa e radhës ne kuadër te PACEP u fokusua në disa shqetësime të ngritura në komunitetet lokale lidhur me kontrollin e veprimtarisë së guroreve në zona të ndryshme të vendit si dhe praktikat e mira për kontributin e këtyre sipërmarrjeve në komunitet.
Deputeti, Z. Arben Pëllumbi u fokusua ne fjalën e tij në përpjekjet e Kuvendit dhe institucioneve përgjegjëse në përmirësimin e zbatimit efektiv të konsultimit publik me komunitetet që ndikohen nga këto veprimtari. Ndërsa, deputetja znj. Emilia Koliqi problematikë e shtrirë në disa zona të vendit dhe kërkoi një rol më aktiv të pushtetit vendor në monitorimin e aktivitetit të guroreve. Përfaqësuesi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit informoi pjesëmarrësit për masat e marra nga institucioni për adresimin e mangësisë ne monitorin e këtyre veprimtarive.
Qytetarë nga zonat e prekura sollën shembuj të ndikimit të këtyre veprimtarive në zonat ku banojnë dhe kërkuan të mbahet një komunikim i vazhdueshëm nga ana e institucioneve dhe subjekteve të përfshira në këto veprimtari.
Gjatë diskutimit të hapur me pjesëmarrësit u rekomandua që të merren masa si:
- Edukimi i qytetarëve për të kuptuar se cilat janë proceset e investimit që do të kryhet.
- Krijimi i kushteve për investime paraprake nga investitorët
- Rehabilitimi duhet të ndodhë me ndihmën/ koordinimin nga pushteti vendor por jo me buxhetin e këtij të fundit
- Bashkitë duhet të marrim më shumë kompetencë në monitorim p.sh. për dëmet në peizazh dhe koordinatat e veprimtarisë si dhe të krijohet mundësia e taksimit nga autoritetet bashkiake.
- Konsultimi publik kërkon informimin e gjerë të publikut jo vetëm në faqet e internetit të autoriteteve por në terren me shpallje publike.
- Nevojitet rishikim i legjislacionit lidhur me përfitimin e banorëve.
- Procedurat për rakordimin e përfitimeve nga renta minerare nga bashkitë duhet të thjeshtësohet
- Nevojitet rritje kapacitetesh dhe ekspertize për Agjencinë Kombëtare të Mjedisit
- Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) duhet të ushtrojë kompetencat për të nxitur rehabilitimin e guroreve përmes vlerës së garancisë.
Klikoni për të lexuar dokumentin e përgatitur për këtë problematikë
Ky aktivitet është në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute– Instituti Demokratik Amerikan.