IMG-20221021-WA0010|IMG-20221021-WA0004|IMG-20221021-WA0008|IMG-20221021-WA0012|IMG-20221021-WA0013|IMG-20221021-WA0014|IMG-20221021-WA0015|IMG-20221021-WA0017|IMG-20221021-WA0018

Dëgjesë Publike mbi Zbatimin e Detyrimeve Mjedisore të Sipërmarrjeve të Angazhuara në Aktivitet Minerar | 12 tetor 2022

Dëgjesë Publike mbi Zbatimin e Detyrimeve Mjedisore të Sipërmarrjeve të Angazhuara në Aktivitet Minerar

12 tetor 2022 – Dëgjesa e radhës ne kuadër te PACEP u fokusua në disa shqetësime të ngritura në komunitetet lokale lidhur me kontrollin e veprimtarisë së guroreve në zona të ndryshme të vendit si dhe praktikat e mira për kontributin e këtyre sipërmarrjeve në komunitet.

Deputeti, Z. Arben Pëllumbi u fokusua ne fjalën e tij në përpjekjet e Kuvendit dhe institucioneve përgjegjëse në përmirësimin e zbatimit efektiv të konsultimit publik me komunitetet që ndikohen nga këto veprimtari. Ndërsa, deputetja znj. Emilia Koliqi problematikë e shtrirë në disa zona të vendit dhe kërkoi një rol më aktiv të pushtetit vendor në monitorimin e aktivitetit të guroreve. Përfaqësuesi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit informoi pjesëmarrësit për masat e marra nga institucioni për adresimin e mangësisë ne monitorin e këtyre veprimtarive.

Qytetarë nga zonat e prekura sollën shembuj të ndikimit të këtyre veprimtarive në zonat ku banojnë dhe kërkuan të mbahet një komunikim i vazhdueshëm nga ana e institucioneve dhe subjekteve të përfshira në këto veprimtari.

Gjatë diskutimit të hapur me pjesëmarrësit  u rekomandua që të merren masa si:

  • Edukimi i qytetarëve për të kuptuar se cilat janë proceset e investimit që do të kryhet.
  • Krijimi i kushteve për investime paraprake nga investitorët
  • Rehabilitimi duhet të ndodhë me ndihmën/ koordinimin nga pushteti vendor por jo me buxhetin e këtij të fundit
  • Bashkitë duhet të marrim më shumë kompetencë në monitorim p.sh. për dëmet në peizazh dhe koordinatat e veprimtarisë si dhe të krijohet mundësia e taksimit nga autoritetet bashkiake.
  • Konsultimi publik kërkon informimin e gjerë të publikut jo vetëm në faqet e internetit të autoriteteve por në terren me shpallje publike.
  • Nevojitet rishikim i legjislacionit lidhur me përfitimin e banorëve.
  • Procedurat  për rakordimin e përfitimeve nga renta minerare nga bashkitë duhet të thjeshtësohet
  • Nevojitet rritje kapacitetesh dhe ekspertize për Agjencinë Kombëtare të Mjedisit
  • Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) duhet të ushtrojë kompetencat për të nxitur rehabilitimin e guroreve përmes vlerës së garancisë.

Klikoni për të lexuar dokumentin e përgatitur për këtë problematikë

Ky aktivitet është në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute– Instituti Demokratik Amerikan.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën