Skip to content Skip to footer

Dëgjesë Publike mbi Fuqizimin Ekonomik dhe të Drejtat e Pronësisë së Grave në Zonat Rurale

23 shtator 2022, Tiranë – Në vijim të serisë së dëgjesave të planifikuara me anëtarët e komisioneve parlamentare, IDM koordinoi dhe mbështeti zhvillimin e një dëgjese mbi Fuqizimin Ekonomik dhe të Drejtat e Pronësisë së Grave në Zonat Rurale.  Përmes kësaj dëgjese, anëtaret e Aleancës së Grave Deputete dhe aktorë të tjerë të interesuar patën mundësinë për t’u informuar dhe diskutuar mbi nevojën për të garantuar të drejtat e pronësisë së grave në zonat rurale dhe ndërhyrjet konkrete ligjore në këtë drejtim.

Në këtë dëgjesë Znj. Luljeta Bozo i vlerësoi si shumë aktuale problematikat dhe rekomandimet e paraqitura, sidomos ato lidhur me çështjen e pronësisë. Ajo shto se “ jemi në momentin e duhur për ta zgjidhur këtë çështje, pasi kadastra do të fillojë regjistrimin e pronave bujqësore që në titujt e pronësisë të jenë gratë ose të merret pëlqimi tyre para regjistrimit”. Ndërsa në fjalën e saj, Znj. Pranvera Resulaj, theksoi se kjo çështje dhe ajo e skemave te mbështetjes së grave rurale sipërmarrëse do të jetë në vëmendje të axhendës së Aleancës dhe Nënkomisionit për Barazinë Gjinore.

Rekomandimet e ekspertëve dhe grupeve të interesit u përqendruan në përfundimin e procesit të regjistrimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, përfshirjen e të gjithë anëtarëve të familjes bujqësore në certifikatën e vërtetimit të titullit të pronësisë dhe nxitjen e grave për të aplikuar në skema mbështetëse.

Klikoni për të shkarkuar dokumentet:

Dokument Politikash: FUQIZIMI EKONOMIK I GRAVE NË ZONAT RURALE
Dokument Politikash: TË DREJTAT E PRONËSISË SË GRAVE NË ZONAT RURALE

Ky aktivitet është në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute– Instituti Demokratik Amerikan.