Skip to content Skip to footer

“Besimi në Qeverisje 2023” | Sondazhi Vjetor i Opinionit Publik në Shqipëri

Publikimi i sondazhit vjetor të opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2023” në Shqipëri

 Tiranë, 21 Maj 2024

 

Sondazhi vjetor i Opinionit Publik të Besimit në Qeverisje paraqet rezultatet e sondazhit të vitit 2023 dhe tendencat kryesore ndër vite. Ky vit shënon të njëmbëdhjetin radhazi që Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) kryen këtë sondazh të rëndësishëm në Shqipëri, të iniciuar në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) në vitin 2013, me mbështetje që nga fillimi nga UNDP.

 

Gjetjet e Sondazhit të Opinionit për vitin 2023 paraqesin të dhëna të vlefshme lidhur me besimin e publikut, perceptimet dhe qëndrimet nga qytetarët. Çdo vit, ky sondazh vëzhgon tendencat në fusha të ndryshme, si besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, nivelet e korrupsionit, kënaqshmëria me shërbimet publike, angazhimi i qytetarëve në politikëbërje dhe vendimmarrje, si dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave jodiskriminuese. Gjithashtu, sondazhi ofron të dhëna në drejtim të mbështetjes së reformave të rëndësishme në qeverisje, sistemin e drejtësisë, për masat kundër korrupsionit dhe çështjet ndërsektoriale si barazia gjinore dhe përfshirja sociale. Që nga fillimi i tij në vitin 2013, sondazhi “Besimi në Qeverisje” ka ruajtur një grup qendror pyetjesh në lidhje me besimin, transparencën, llogaridhënien, korrupsionin, angazhimin e qytetarëve dhe përdorimin e TIK-ut. Sidoqoftë, çdo vit, përmbajtja e sondazhit përditësohet për të pasqyruar zhvillimet e fundit në Shqipëri.

 

Klikoni për të shkarkuar raportin e plotë në anglisht dhe shqip.

Sondazhi zhvillohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në kuadër të Projektit CSDA – “Konsolidimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin në Shqipëri”, një fond i përbashkët donatorësh, i cili zbatohet nga qeveria shqiptare në partneritet me UNDP-në dhe me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) si kontribuues kryesor.