Facebook
Mail

Nga rekomandimi në veprim: Kapërcimi i pengesave në zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, të publikuar më 30 tetor 2024, theksohet roli kyç i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Raporti rekomandon vazhdimin e monitorimit të zbatimit të rekomandimeve të KLSH dhe rritjen e shqyrtimit parlamentar mbi institucionet shtetërore për të siguruar implementimin efektiv të këtyre rekomandimeve.

KLSH ka një rol të rëndësishëm në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e fondeve publike. Rekomandimet e tij janë thelbësore për përmirësimin e praktikave dhe proceseve brenda institucioneve, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë.

Dokumenti ynë i politikave “Rëndësia dhe Sfidat e Zbatimit të Rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri” synon të theksojë rëndësinë dhe rolin e KLSH në këtë proces. Një shqyrtim më i thelluar parlamentar do të kontribuonte në mbështetje më të madhe për zbatimin e rekomandimeve të KLSH, duke rritur gjithashtu llogaridhënien e institucioneve dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

🔍 Lexoni dokumentin për të zbuluar më shumë rreth sfidave dhe mundësive për një qeverisje më transparente dhe të përgjegjshme: Nga rekomandimi në veprim: Kapërcimi i pengesave në zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së

Etiketa: