Facebook
Mail

Studim: Integriteti dhe korrupsioni Policor në Shqipëri 2.0 | 2016

new-police-picStudim: Integriteti dhe korrupsioni Policor në Shqipëri 2.0 | 2016

Ky është studimi i dytë që i kushtohet trajtimit të korrupsionit policor në Shqipëri, pas studimit të parë të publikuar në nëntor të vitit 2014.  Qëllimi i këtij studimi të dytë është të japë një pamje të dinamikave të korrupsionit policor për periudhën 2014-2016. Ashtu si edhe studimi i mëparshëm, ky studim përqendrohet në matjen e përhapjes së korrupsionit në PSH, në vlerësimin e llojeve të korrupsionit si dhe në analizimin e shkaqeve që ndikojnë në nxitjen apo frenimin e korrupsionit policor. Studimi synon gjithashtu të shërbejë si gur kilometrik për studime të mëvonshme krahasimore në fushën e korrupsionit policor.  Për më shumë klikoni për të shkarkuar studimin e plotë ne shqip dhe anglisht.

Ky studim u realizua në kuadër të Projektit “Indeksi i integritetit policor” i cili u mbështet nga një grant i Ministrisë së punëve të jashtme të Holandës në kuadër të Programit Matra për shtetin ligjor. Objektivat, zbatimi i plotë dhe rezultatet e këtij projekti janë përgjegjësi e organizatës zbatuese – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Çdo qëndrim apo opinion i shprehur në këtë projekt është i organizatës zbatuese dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë holandeze.

Publikime të Ngjashme