pic-military-png|pic-military-png-310x165
Facebook
Mail

Kontrolli (jo) demokratik i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Maj 2021 – Kontrolli demokratik i forcave të armatosura është një parim themelor për të siguruar jo vetëm që forcat e armatosura të mos ndërhyjnë në politikën e brendshme të një vendi por edhe për të parandaluar keqpërdorimin e tyre prej udhëheqjes politike në beteja të brendshme të pushtetit ose përmes proceseve të vendimmarrjes arbitrare të pushtetit ekzekutiv duke anashkaluar atë legjislativ. Ky parim kërkon që të vendosen kontrolle të ndërsjellta institucionale dhe linja të qarta të komandimit për t’u siguruar që forcat e armatosura dhe politikat e mbrojtjes i shërbejnë interesit kombëtar, si dhe që institucionet e mbrojtjes të jenë nën mbikëqyrje institucionale.

 Ky studim trajton zhvillimin e marrëdhënieve politike (civile) – ushtarake në Shqipëri, skicon problematikat pas-komuniste për të reformuar këto
marrëdhënie, vlerëson ndikimin e reformave të anëtarësimit në NATO mbi kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe shqyrton problematikat aktuale të arkitekturës mbikëqyrëse.
Përmes kësaj qasjeje, studimi vendos në sfond normat institucionale të politikëbërjes në fushën e mbrojtjes të formësuara gjatë periudhës komuniste për të shqyrtuar ndikimin e normave të kontrollit demokratik që hynë në hapësirën institucionale shqiptare pas rënies së regjimit komunist dhe veçanërisht nën suazën e anëtarësimit të vendit në NATO. Pra, raporti propozon se normat e kontrollit demokratik nuk janë transferuar mbi një kontekst politik e institucional të zbrazët; përkundrazi, ato kanë hyrë në një ndërveprim negociues me normat ekzistuese lokale.

Diskutimi dhe gjetjet e studimit ndahen në katër pjesë. Pjesa e parë përshkruan zhvillimin e marrëdhënieve politike (civile) – ushtarake nën komunizëm për të identifikuar prirjet dhe normat institucionale që kanë
formësuar natyrën e marrëdhënies midis udhëheqjes politike dhe ushtarake në procesin e politikëbërjes në fushën e mbrojtjes. Pjesa e dytë shqyrton reformat fillestare pas-komuniste (1991-1995) të mbrojtjes dhe ndikimin e tyre. Pjesa e tretë shqyrton reformat e mbrojtjes të lidhura me procesin e anëtarësimit në NATO. Ajo përqendrohet në integrimin e
parimit të kontrollit demokratik të forcave të armatosura në procesin e hartimit të reformave kryesore gjatë procesit të anëtarësimit. Pjesa e katërt diskuton sfidat aktuale të mbikëqyrjes së sektorit të mbrojtjes.

Klikoni për të shkarkuar raportin në anglisht dhe shqip.

 

Ky studim u përgatit në kuadër të projektit ‘Perceptime dhe perspektiva: Mbikëqyrja, llogaridhënia dhe të tjera sfida të kontrollit demokratik të Forcave të Armatosura të Shqipërisë’, i cili u zbatua falë mbështetjes financiare të Balkan Trust for Demokracy, një projekt i German Marshall Fund of the
United States. Opinionet e shprehura në këtë punim nuk shprehin domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund apo të partnerëve të tyre.

Kontrolli (jo) demokratik i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Etiketa: