Rekomandime për frenimin e flukseve emigratore të parregullta
Migrimi shqiptar vazhdon dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë me intensitet të lartë edhe gjatë dekadës së katërt të tij. Ky përfundim bazohet në statistikat e kufizuara për flukset e deritanishme dhe nga të dhënat e emigrimit potencial, të cilat tregojnë se synimi për të emigruar nga Shqipëria është i lartë. Rrjedhimisht Shqipëria, megjithëse thuajse në mesin e dekadës së saj të katërt të migrimit ndërkombëtar, është ende larg përfundimit të tranzicionit të saj migrator. Krahas faktorëve ekonomikë emigrantët theksojnë edhe faktorët që lidhen me mungesën e perspektivës ekonomike, sociale dhe politike në Shqipëri. Segmente të caktuara dhe më të kualifikuara të migrantëve, si studentët, profesionistët, etj. theksojnë mungesën e infrastrukturës fizike dhe sociale, perspektivën e zbehtë të karrierës, pakënaqësinë me kulturën politike të korrupsionit dhe nepotizmit, etj., dhe të një sensi të përgjithshëm se ‘nuk ka të ardhme në Shqipëri’. Në mungesë të kësaj perspektive shumë të rinj zgjedhin rrugën e emigrimit.
Për të shkarkuar dokumentin e plotë klikoni këtu.
Ky dokument është hartuar në mbështetje të një cikli të dëgjesave publike me anëtarëve të komisioneve parlamentare në kuadër të projektit “Rritja e përgjegjshmërisë së parlamentit ndaj shqetësimeve të qytetarëve”, zbatuar nga IDM, Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS) dhe Citizens Channel, me mbështetjen financiare të Qeverisë Britanike. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë dokument janë vetëm ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe opinionet e qeverisë britanike.