kurrikula-02|kurrikula-03
Facebook
Mail

Kurrikula për Identifikimin, Trajtimin dhe Parandalimin e Radikalizimit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm në Institucionet Arsimore të Sistemit Parauniversitar

Parandalimi i ekstremizmit përmes arsimit lidhet kryesisht me nxitjen e qëndresës personale  të nxënësve ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe garancitë që mjediset arsimore  të mos shndërrohen në terren “nxitës” për radikalizimin.

IDM ha hartuar Kurrikulën “Identifikimi, trajtimi dhe parandalimi  i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar” akredituar nga Urdhëri i Pisikologut Vendimin Nr.13 datë 18.05.2023  KEVP.

Kurrikula është hartuar për të lehtësuar procesin e identifikimit, trajtimit dhe parandalimit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe stafet mbështetëse në institucionet arsimore të sistemit të arsimit parauniversitar.

Kurrikula ka për qëllim të forcojë nivelin e njohurive  dhe shprehive profesionale  të punonjësve të shërbimit psiko-social mbi:

  • identifikimin e shenjave të hershme  të sjelljeve të rrezikshme drejt radikalizmit
  • dhe procedurat e vlerësimit të nevojave te menjëhershme dhe dytësore të individëve të  radikalizuar/të kthyer nga zonat e konfliktit
  • teknikat ndihmëse për këshillimin psikologjik
  • modalitetet e qasjes në ekip multidisiplinar
  • procedurat për hartimin e planit individual të ndërhyrjeve psiko-sociale për trajtimin e problemeve te nxënësit me sjellje radikale
  • aktivitet psikoedukuese dhe aktivitetet të tjera individuale ose në grup me qëllim rehabilitimin psikosocial dhe parandalimin e relapsit te individët që shfaqin shenja radikalizmi

 

Kurrikula është hartuar duke pasur në vëmendje masat e parashikuara në “Strategjinë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit dhe Planin e Veprimit 2022-2025”. Shkarko Kurrikulën.

Kjo kurrikul është hartuar në kuadër të Programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”. Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve si dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe me financim të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit (GCERF)

Tags:

Shqetësimeve të qytetarëve

Related Publications

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.