Skip to content Skip to footer

Zmbrapsja demokratike dhe tkurrja e hapësirës qytetare – Si ta ndryshojmë trendin

Tkurrja e hapësirës qytetare përbën një manifestim simptomatik të smbrapsjes demokratike në Shqipëri gjatë viteve 2015-2020, që ka kulmuar në 2018-2020. Dokumenti i politikave ngrihet mbi supozimin se një hapësirë qytetare e fuqishme kontribuon në konsolidimin e demokracisë dhe nëse progresi në këtë drejtim pengohet, tkurrja e hapësirës qytetare bëhet një simptomë e bjerrjes demokratike. Studimi fokusohet në identifikimin e e politikave dhe praktikave të ekzekutivit që kanë ndikuar hapësirën qytetare në Shqipëri gjatë viteve 2015-2020, bazuar në analizën e tre aktorëve civilë: organizatat e shoqërisë civile, media dhe qytetaria.

Dokumenti prezanton problemin e tkurrjes së hapësirës qytetare në Shqipëri gjatë viteve 2015-2020 dhe jep një përkufizim e rishikim të literaturës gri, që përbëhet nga raporte dhe analiza politikash. Ai ofron një analizë të përgjithshme të legjislacionit të nxjerrë për hapësirën qytetare. Vazhdon me zbatimin e politikave për mjedisin mundësues të organizatave të shoqërisë civile e me praktikat dhe politikat qeveritare ndaj medias. Analiza vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe reagimin civil përkundër politikave qeveritare.

buy dapoxetine online buy dapoxetine online generic

Rrethi mbyllet me efektet e pandemisë COVID-19 në hapësirën qytetare të Shqipërisë në 2020. Dokumenti liston përfundimet dhe jep rekomandime se si mund të ndryshohet trendi kundër smbrapsjes në demokratizim dhe tkurrjes së hapësirës qytetare në Shqipëri.

buy intagra online buy intagra online generic

Klikoni për të shkarkuar dokumentin në anglisht ose në shqip.

Ky dokument u përgatit në kuadër të projektit të forumit të politikave “Tkurrja e hapësirës qytetare në demokracinë e Shqipërisë” organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Tiranë dhe i zbatuar me mbështetjen financiare të Fondacionit Hanns Seidel.

buy silagra online buy silagra online generic

Gjetjet e dokumentit u prezantuan në forumin e politikave që u mbajt në Tiranë, më 25 nëntor 2020. Opinionet, gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet e shprehura në këtë publikim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qendrimet e Fondacionit Hanns Seidel.