Përmbledhje e Diskutimeve të Workshopeve Rajonale mbi Angazhimin Qytetar në Vendimmarrjen e Parlamentit
Tetor 2020 – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në partneritet
me Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KSHH), po zbatojnë një nismë që synon të krijojë një mjedis lehtësues për përfshirjen aktive qytetare në proceset legjislative dhe vendimmarrëse të parlamentit për të rritur llogaridhënien dhe transparencën nga përfaqësuesit e zgjedhur.[1]
Në këtë kuadër, IDM zhvilloi katër workshope rajonale[2] me përfaqësues të organizatave dhe aktivistë të shoqërisë civile, organizata me fokus të rinjtë në zonat rurale, të drejtat e fëmijëve, personat me aftësi të kufizuar, shoqata për të drejtat e minoriteti Rom dhe Egjiptian, shoqata të biznesit, shoqata të fermerëve, shoqata të medias, rrjete qytetare në mbrojtje të resurseve natyrore, etj. nga të 12 qarqet e vendit.
Këto janë workshopet e para në nivel rajonal me qëllim prezantimin e nismës dhe shtyllat kryesore të saj si dhe për të shtruar rrugën e aktivizimit të Rrjeteve Lokale Qytetare.
Në kushtet e pandemisë Covid-19 dhe kufizimet që sjell kjo situatë, u bë e mundur që të gjitha takimet të zhvillohen njëkohësisht me prezencë dhe online përmes platformës Zoom.
Çështjet kryesore të ngritura prej pjesëmarrësve
Formati i këtyre takimeve përfshinte prezantimin e nismës nga përfaqësuesit e IDM dhe KSHH dhe prezantimin e qasjes së përgjithshme të projektit për “Mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP) nga përfaqësuesit e Instituti Demokratik Amerikan (NDI). Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve rajonale ishte e pranishme një përfaqësuese nga stafi i Kuvendit në cilësinë e Koordinatores për Shoqërinë Civile për prezantimin e mekanizmave ekzistues për angazhimin e
shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në veprimtarinë e Kuvendit. Rreth 100 pjesëmarrës ishin pjesë e këtyre takimeve ku përveç informimit mbi objektivat dhe aktivitetet kryesore të nismës u bë e mundur diskutimi i disa çështjeve si:
- Përvoja e shoqërisë civile me parlamentin: aspektet pozitive dhe sfidat
- Potenciali i aktivizimit të Rrjeteve Lokale Qytetare për të ndikuar veprimtarinë ligjvënëse dhe vendimmarrëse të parlamentit
- Mekanizmat për rritjen e angazhimit të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit
Në përgjithësi, në të gjitha takimet u artikulua mungesa e besimit në institucionin e Parlamentit, duke e konsideruar këtë si një sfidë për të për të nxitur interesin dhe lehtësuar angazhimin e qytetarëve në veprimtarinë e parlamentit. Ndaj, ky projekt u mirëprit dhe në veçanti komponenti i edukimit qytetar për të mundësuar një urë bashkëpunimi dhe ndërmjetësimi të qytetarëve me parlamentin.
Nga njëra anë, një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve vunë në dukje përvojën pozitive të komunikimit me stafin e Kuvendit në përgjigje ndaj kërkesave për informacion dhe njoftimin për nismat ligjore që diskutohen në Kuvend. Në këtë drejtim, edhe nga përfaqësuesja e Kuvendit u theksua nevoja për formalizimin e këtij komunikimi nëpërmjet Koordinatorit për Shoqërinë Civile dhe Koordinatorit për të Drejtën e Informimit.
Disa prej çështjeve që u evidentuan gjatë katër takimeve rajonale me aktorë të shoqërisë civile janë si më poshtë:
- Me gjithë përpjekjet e deritanishme të parlamentit për të afruar shoqërinë civile dhe grupet e interesit në veprimtarinë e tij, është thelbësore rritja e besimit të qytetarëve përmes një qasjeje më të hapur dhe më bashkëpunuese nga ana e parlamentit.
- Vendosja e një raporti të drejtë komunikimi qytetar, grupe interesi dhe deputet në zonat përkatëse. Zyra e deputetit në zonë duhet të jetë aktive dhe të zhvillohen takime të rregullta me komunitetet vendore.
- Mundësimi i pjesëmarrjes aktive të organizatave dhe grupeve vendore të interesit në veprimtarinë e Kuvendit, përmes një hapësire të dedikuar për kontributin e OSHC-ve gjatë seancave dëgjimore.
- Të zvogëlohet hendeku mes parlamentit dhe qytetarëve duke krijuar platforma online ku aksesi do të jetë më i lehtë dhe veprimtaria e parlamentit të paraqitet me një gjuhë më të thjeshtë.
- Lidhja e zonave rurale me Kuvendin është shumë e dobët dhe duhet të vendosen ura komunikimi të qëndrueshme. Në këtë aspekt nevojitet informimi i çdo grup interesi mbi veprimtarinë parlamentare në të gjithë vendin.
- Komunikimi duhet të jetë i dyanshëm shoqëri civile-parlament dhe aktivitetet informuese të edukimit qytetar duhet të shtrihen edhe tek deputetët.
- Rrjetëzimi i aktorëve të interesit mbi bazë problematikash/tematikash dhe bashkëpunimi i ngushtë me median për t’i dhënë zë nismave të shoqërisë civile është i domosdoshëm për të fuqizuar kauzat e përbashkëta në parlament.buy vilitra online buy vilitra online generic
- Nevoja për rritje kapacitetesh të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit për të mundësuar advokimin dhe sjelljen e nismave konkrete qytetare në Parlament. Në këtë drejtim mund të ndërtohet mbi përvojën e fituar dhe praktikat e mira të ndërveprimit me nivelin vendor të qeverisjes.
- Rishikimi i mekanizmave të përfshirjes në proceset legjislative dhe vendimmarrjen e parlamentit të grupeve vulnerabël: si personat me aftësi të kufizuar, anëtarët e minoritetit Rom dhe Egjiptian, gratë dhe të rinjtë në zonat rurale, etj.
- Vendosja e problematikave të zonave rurale dhe çështjeve mjedisore në axhendën e Parlamentit.
- Të plotësohet kuadri ligjor për referendumet kombëtare dhe vendore.buy amoxil online buy amoxil online generic
Vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se komunikime dhe diskutime mbi çështje të ndikimit dhe angazhimit në veprimtarinë e parlamentit nuk ka qenë në fokusin e veprimtarisë së organizatave vendore të shoqërisë civile, me gjithë rëndësinë që ka ky institucion. Gjithashtu, ata theksuan nevojën që takime të tilla të jenë më shpeshta dhe të vazhdueshme për të zhvilluar një axhendë me prioritete vendore të nevojave të qytetarëve për t’i sjellë në vëmendje të parlamentit.
[1] Kjo nismë po zbatohet në kuadrin e “Mbështetjes për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI). Lexoni më shumë: https://idmalbania.org/new-projectwidening-the-democratic-space-through-citizens-engagement-in-decision-making/
[2] Workshopi në Shkodër u zhvillua me datë 24 shtator dhe përfshinte organizata të shoqërisë civile dhe grupe interesi nga qarku Shkodër, Lezhë, Kukës. Në Tiranë, me datë 29 shtator dhe me pjesëmarrës nga qarku, Durrës, Tiranë, Dibër. Në Elbasan, me datë 6 tetor dhe me pjesëmarrës nga qarku Korçë, Berat, Elbasan. Në Vlorë, me datë 8 tetor dhe me pjesëmarrës nga qarku Fier, Gjirokastër dhe Vlorë.