Skip to content Skip to footer

Workshop-i i parë në kuadër të projektit SEEDS

seeds artelaMë datë 13-15 tetor 2015 u mbajt në Beograd, Serbi workshop-i i parë në kuadër të projektit Arkivi i të Dhënave në Evropën Jug-Lindore (SEEDS). Nëntëmbëdhjetë përfaqësues nga shtatë institucione partnere ishin të pranishëm në këtë aktivitet, përfshirë anëtaren e Bordit Këshillues të SEEDS dhe njëkohësisht Zv/Drejtore e Arkivës së të Dhënave në Mbretërinë e Bashkuar Hilary Beedham, e cila ndahu njohurinë dhe eksperiencën e saj në këtë fushë. Takimi pati si qëllim pasqyrimin e praktikave të mira dhe aftësimin për të drejtuar një shërbim të dhënash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Çështje të tjera praktike të cilat u prekën në këtë takim ishin: menaxhimi i stafit, krijimi i një faqe interneti dhe mirëmbajtja e software-it për menaxhimin e punës arkivore.seeds belgade Përveç kësaj, seminari gjithashtu adresoi çështje etike në trajtimin e të dhënave të lidhura me mbrojtjen e konfidencialitetit, përfshirë përgatitjen dhe përdorimin e kontratave, etj.  Gjatë seminarit tre ditor, u zhvilluan disa prezantime dhe praktika nga ekspertë të ndryshëm me përvojë nga arkivat nga Sllovenia (ADP), Zvicra (FORS ) dhe Mbretëria e Bashkuar (UKDA). Për më shumë mbi projektin vizitoni: http://seedsproject.ch/.