Ky udhëzues është hartuar për t’i ardhur në ndihmë profesionistëve të shëndetit mendor, psikologëve dhe punonjësve socialë, të cilët e trajtojnë procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit nga këndvështrimi i shëndetit publik dhe mirëqenies psiko-emocionale. Bazuar në sistemin e integruar të shërbimeve të shëndetit mendor, profesionistët e përfshirë në këtë sektor janë:
- ¬ Punonjësit socialë, psikologët, terapistët okupacionalë dhe kujdestarët që punojnë në shërbimet e shëndetit mendor komunitar ose në spitale;
- ¬ Punonjësit e shërbimeve psikosociale dhe të shëndetit mendor pranë zyrave vendore arsimore dhe drejtorive rajonale shëndetësore.
- ¬ Mjekët psikiatër.
Ky udhëzues është konceptuar si instrument praktik, i cili i përcakton qartë hapat dhe praktikën e punës së punonjësve të shëndetit mendor dhe punonjësve socialë, duke ofruar edhe njohuri praktike, ushtrime dhe modele formatesh që mund të lehtësojnë punën e profesionistëve. Udhëzuesi ka për qëllim edhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e bashkëpunimit mes politikbërësve dhe profesionistëve gjatë hartimit dhe zbatimit të programeve R&R.AUTORËT Dr. Anita Pilika, Mjeke Psikiatre dhe Këshilluese PhD. C. Armela Xhaho, Psikologe/ Hulumtuese
***Ky udhëzues është hartuar në kuadër të Programit “Ri-integrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”. Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, si dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me financimin e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF)
Shkarko në Shqip