Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me Urdhërin e Psikologut ju fton të merrni pjesë në trajnimin me temë: “Identifikimi, trajtimi dhe parandalimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar” që do të mbahet më 21 qershor 2023. Trajnimi ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të psikologëve në procesin e identifikimit, trajtimit dhe parandalimit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Trajnimi është i akredituar me 4 kredite nga Urdhëri i Psikologut, me Vendim Nr.13 datë 18.05.2023 KEVP.
Ftojmë të gjithë psikologët e interesuar për trajnimin të regjistrohen në linkun këtu.
Për më shumë informacion mbi trajnimin klikoni këtu.
Ju do të njoftoheni për detajet logjistike të trajnimit përmes e-mailit.
Afati i fundit për aplikime është data 16 qershor 2023!