Skip to content Skip to footer

Sheila Hafizi

Asistent Projekti

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Sheila Hafizi është asistente projektesh e fokusuar në çështjet e sigurisë, mirëqeversjes dhe demokracisë. Sheila ka asistuar IDM-në në projekte të ndryshme ndër të cilat në sondazhin “Besimi në Qeverisje 2018” si dhe ka kryer koordininim në terren të “Besimi në Qeverisje 2019”. Interesat e saj janë të fokusuara në çështjet e sigurisë, anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë.

Para se të bëhej pjesë e IDM-së, Sheila kreu praktikën në Ministrinë e Evropës dhe Punevë të Jashtme, në Departamentin e Rajonit dhe Vendeve Fqinje.

Ajo është diplomuar në vitin 2016 me një diplomë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Më pas vazhdoi studimet duke u diplomuar në Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në të njejtin universitet.

Ajo është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe ka njohuri mesatare në gjuhët Italiane dhe Spanjolle.