Skip to content Skip to footer

Arlinda Rrustemi

Doktor në Shkenca Politike, Universiteti Leiden, Holandë

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Arlinda Rrustemi është studiuese dhe lektore për studimet mbi paqen dhe konfliktet. Ajo mban titullin Doktor në Shkenca Politike nga Universiteti Leiden në Holandë. Në vitin 2016, Arlinda mbrojti tezën e saj të doktoraturës, me titull “Ndërtimi i shtetit përmes tregimeve të jetës: Përfshirja e perspektivave lokale”, e cila u mbështet nga Organizata Holandeze për Kërkime Shkencore (NWO). Ajo mban diplomën Bachelor (cum laude) nga Kolegji Universitar Roosevelt dhe është diplomuar si Master Ligjor në të Drejtën Ndërkombëtare Publike nga Universiteti i Utrechtit. Ajo jep mësim mbi ndërhyrjen humanitare, ndërtimin e paqes, instrumentet e pushtetit dhe organizatat shumëpalëshe, dhe është e përfshirë në disa projekte kërkimore në zbulimin e infrastrukturës së paqes dhe kundër radikalizimit. Ajo gjithashtu ka marrë disa bursa dhe grante, si Erasmus +, LEICEU, Arkimedi dhe LUF. Ajo ka qenë gjithashtu një studiuese vizitore në disa universitete, duke përfshirë Universitetin e Evropës Qendrore, Universitetin e Leuven, Universitetin e Lirë në Bruksel, Cegesoma, Universitetin e Talinit dhe Universitetin e Nju Jorkut.

Dr. Rrustemi ka botuar edhe disa artikuj për revista dhe media të ndryshme. Ajo ka punuar më parë si pedagoge dhe hulumtuese në Universitetin e Leiden dhe ka qenë asistente kërkimore e Prof. Jaap de Hoop Scheffer. Ajo gjithashtu ka praktikuar në disa OJQ (si YIHR, KAS dhe PYC), gjykata ndërkombëtare (si TPNJ dhe GJNP) dhe në ministri të ndryshme në Republikën e Kosovës. Interesat e saj kërkimore janë ndërtimi i paqes, i shetit dhe i vendit, drejtësinë tranzicionale, ndërhyrjen humanitare, metodologjitë e historive të jetës dhe terrorizmin.