Thirrje për Aplikime – GRANTE THEMELORE
Projekti SMART Balkans shpall thirrjen publike për aplikime për Grante Themelore, për të gjitha organizatat e interesuara nga Shqipëria dhe Kosova.
Ftohen të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe në Kosovë të aplikojnë deri në datën: 7 gusht 2022!
Informacioni i detajuar dhe udhëzimet e nevojshme për aplikimin janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit të projektit SMART Balkans dhe mund të aksesohen përmes linqeve të mëposhtme:
Për Shqipërinë
Për Kosovën
Projekti SMART Balkans financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe zbatohet nga konsorciumi i organizatave: Centar za promociju civilnog društva(CPCD) nga Bosnja dhe Hercegovina si partneri lider i projektit, në bashkëpunim me Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje Center for Research and Policy Making (CRPM) nga Maqedonia e Veriut dhe IDM Albania Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria.