Seminar “Agjencitë e Zhvillimit Rajonal dhe Fuqizimi Ekonomik i Grave në Shkodër dhe Lezhë”

 

Rapsodia Hotel, Lezha

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Departamenti për Qeverisje Vendore dhe Zhvillim të Integruar organizoi në Lezhë më datë 24 shtator 2014 seminarin 1-ditor “Agjencitë e Zhvillimit Rajonal dhe Fuqizimi Ekonomik i Grave në Shkodër dhe Lezhë” në kuadrin e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Qarqet Shkodër dhe Lezhë përmes Ngritjes së Kapaciteteve mbi Klasterat Ekonomikë” financuar nga RDP Northern Albania Programme.

Ky seminar synoi të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ngrejë kapacitetet e stafeve të Agjencive të Zhvillimit Rajonal (AZHR-ve) në Shkodër dhe Lezhë dhe aktorëve të tjerë mbështetës vendorë dhe rajonalë mbi fuqizimin ekonomik të grave dhe nxitjen e nismave të grupimeve ekonomike. Znj. Arta Nikolli, Menaxhere Projekti e Agjencisë së Zhvillimit Lokal në Shkodër (TEULEDA) ndau përvojën e gjerë të organizatës me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal Lezhë. Kjo agjenci e krijuar rishtazi u prezantua nga Z. Artan Gjoka, Drejtor Ekzekutiv.

 

        

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë