Skip to content Skip to footer

Sara Kelmendi

Oficere Projekti/Hulumtuese

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Sara Kelmendi është e angazhuar si Oficere projekti dhe Hulumtuese pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Fushat e interesit të saj kërkimor janë çështjet e sigurisë, nacionalizmi dhe shtetndërtimi.

Sara ka kryer studimet e nivelit Master në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Epoka në Tiranë. Ajo është e angazhuar në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri prej pesë vitesh, duke kontribuuar në një sërë projektesh me asistencë kërkimore dhe administrative.

Sara zotëron gjuhët shqipe (amtare), angleze dhe frënge dhe ka njohuri mesatare të gjuhës gjermane.

Publikime

Kelmendi, S. (2020, shtator 4). Qasjet teorike për të kuptuar konfliktet etnike në Ballkanin Perëndimor. Në Paqja, konflikti dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor: Roli i Integrimit Evropian. Reina Zenelaj Shehi, Eglantina Hysa (Red.) Logos Verlag, Berlin. 

Cela, A., Kelmendi, S. (2020. January 12). Rrugëtimi i vështirë i Shqipërisë drejt BE.  Integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor: nga objektivi në zhvendosje në një perspektivë realiste  (14-29). 

Barjaba, K., Barjaba J., Krisafi, L., Kelmendi, S. (2018). Rrugëtimi i ri-integrimit të suksesshëm të emigrantëve të kthyer shqiptarë dhe ofrimi i shërbimeve të  advokimit drejt vendimmarrësve shqiptarë (SRIPAR).

Kelmendi, S. (2017, dhjetor 29). Privuar nga liria, privuar nga të drejtat? Tirana Times, F. 09. Vol. 12. Nr. 47