Ndërtimi, Vullkani i Heshtur i Ekonomisë Shqiptare – Shkarko
Sektori i ndërtimit ka qënë dhe mbetet në vëmendje të veçantë gjatë 30 viteve të fundit në Shqipëri, për shkak të një sërë faktorësh. Ndër shqetësimet kryesore ka qënë dhe mbetet përdorimi i këtij sektori për pastrimin e parave, për të cilin është folur dhe flitet në mënyrë të vazhdueshme.
Përmes këtij raporti informues, synojmë të fokusohemi në aspektet e mbikëqyrjes së sektorit të ndërtimit për çështje që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit.
Profesionet e Lira dhe Roli i Tyre në Parandalimin e Pastrimit të Parave – Shkarko
Qysh prej viteve ‘20 të shekullit të kaluar, kur u evidentuan shenjat e para, pastrimi i parave është zgjeruar dhe sofistikuar më tej, çka ka detyruar shumë qeveri në vende të ndryshme të botës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre, për të përcaktuar mjetet dhe instrumentet e nevojshme për parandalimin dhe luftën ndaj këtij fenomeni me pasoja negative të njohura por edhe të panjohura.
Për një përmbushje më të mirë të detyrimeve ligjore dhe profesionale, anëtarët e profesionit kontabël, por edhe të profesioneve të tjera, duhet të zbatojnë një qasje që niset nga identifikimi dhe vlerësimi i rrezikut. Ata duhet të identifikojnë, kuptojnë dhe vlerësojnë rreziqet e pastrimit të parave me të cilat ekspozohen, duhet të njohin klientin, shërbimet dhe juridiksionin e zbatueshëm. Çdo rrezik i identifikuar, vlerësohet sa i takon mundësisë së ndodhjes dhe pasojave negative që sjell.
Rikthimi i Lojërave të Fatit përballë Risqeve të Pastrimit të Parave – Shkarko
“Lojrat e fatit bashkë me tregun e pasurive të patundshme shihen si dy sektorët me rrezikun më të lartë për pastrimin e parave.” do të konstatonte në verën e vitit 2018 Këshilli i Europës në një raport për Shqipërinë. Raporti i parapriu vendimit të qeverisë për të mbyllur tërësisht tregun e bixhozit në vend, i cili ishte kthyer në një rrezik dhe luftë të madhe mes aktorëve të saj, ku një pjesë e mirë e segmentit të tij ishte kapur nga grupe të njohura kriminale.
Ekspertët shohin disa risqe në fushën e pastrimit të parave nga rikthimi i këtij aktiviteti: “Përbën rrezik për faktin se në këtë sektor operohet me një numër të madh individësh që shkojnë dhe luajnë, çka e bën më të favorshëm fshehjen e burimit dhe janë kryesisht në shuma nën limitin ligjor për të gjurmuar burimin e parave, janë më pak se 10 mijë dollarë dhe vështirësohet kontrolli dhe inspektimi. Kështu krijohen premisa që sektori të përqëndrohet në pak duar, formale, informale dhe një pjesë kriminale.”