Facebook
Mail

Raport i Monitorimit të Procesit të Vetingut në Polici 2020

 IDM është duke monitoruar procesin e zbatimit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA)

Ky raport vjetor monitorimi mbështetet në informacionin dhe të dhënat e mbledhura nga dokumente dhe raporte zyrtare e administrative, inputin e intervistave të thelluara me përfaqësues të institucioneve dhe grupeve të interesit, si dhe rezultatet e monitorimit të drejtpërdrejtë të seancave të vlerësimit, të realizuara nga IDM-ja gjatë periudhës nëntor 2019 – mars 2020.

Disa prej gjetjeve kryesore janë si  më poshtë:

  • Procesi ka ecur me ritme të ngadalta si në aspektin ngritjes së strukturave të vetingut ashtu edhe në vlerësimin e subjekteve.  Aktualisht janë vlerësuar rreth 16% të subjekteve të shortlistuara.
  • Mbështetja institucionale për funksionimin e KJV është e pamjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen efektive të procesit.
  • Interesi i ulët i publikut dhe i grupeve të interesit për të mbikëqyrur këtë proces ka luhatur besimin e publikut ndaj  tij.
  • Transferimi i  vetingut  drejt një strukture të qëndrueshme institucionale si ajo e SHCBA-se, nuk ofron garanci të mjaftueshme për të siguruar objektivitetin dhe pavarësinë e procesit.
  • Institucionet e angazhuara në procesin e vetingut dhe strukturat zbatuese të tij  nuk sigurojnë transparencë të lartë dhe gjithëpërfshirje të plotë të publikut dhe grupeve të interesit në këtë proces.

Klikoni këtu për të shkarkuar raportin e plotë Shqip dhe Anglisht.

*Ky raport u realizua në kuadër të projektit: “Ndërtimi i Integritetit për përmirësimin e performancës dhe qëndrueshmëria e luftës kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit në Shqipëri” i cili mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë se Vendeve të Ulëta. Objektivat, zbatimi i plotë dhe rezultatet e këtij projekti janë përgjegjësi e organizatës zbatuese – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Qendrimet apo opinionet e shprehura në këtë raport janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të qeverisë holandeze.

Raport i Monitorimit të Procesit të Vetingut në Polici 2020

Etiketa: