Ky hulumtim ofron një kontribut modest për të adresuar një boshllëk të tillë dhe për të sjellë ndjeshmëri midis aktorëve kryesorë mbi rolin e munguar të grupeve të interesit joshtetëror në procesin e anëtarësimit në BE.

Analiza bazohet në rishikim gjithëpërfshirës të literaturës dhe kërkime në terren me anëtarë të LIG të ndryshme në Shqipëri për të mbledhur të dhëna cilësore dhe sasiore.

Bazuar në provat e mbledhura, punimi sugjeron një sërë rekomandimesh konkrete për të forcuar përfshirjen e grupeve latente të interesit shqiptarë në procesin e anëtarësimit në BE.

Sharko