Në kuadër të zbatimit të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Bashkimin Evropian dhe mundësisë për përafrimin e tij në Ballkanin Perëndimor, IDM i është bashkuar një nisme rajonale të organizatave të shoqërisë civile, që synon mbrojtjen e të drejtave digjitale përmes një strategjie advokuese të përbashkët.

Si hap të parë, organizatat tona po publikojnë pozicionin e tyre të advokimit për ndërhyrjet rajonale për përafrimin e DSA në rajon. Ky dokument thekson qasjen mundësuese dhe ndërhyrjet prioritare që duhet të ndërmerren për të garantuar sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut. Duke marrë parasysh ndjeshmëritë kontekstuale, identifikohen gjithashtu disa vija të kuqe, me qëllim që reformat e shërbimeve digjitale të mos kompromentojnë liritë themelore.

Këtu mund të shfletoni dokumentin e advokimit në anglisht dhe shqip.

Kjo iniciativë drejtohet nga Partners for Democratic Change Serbia dhe zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri), Fondacioni Metamorphosis (Maqedoni e Veriut), NVO 35 mm (Mal i Zi), Women in Tech (Kosovë) dhe Zasto Ne? (Bosnje e Hercegovinë), me mbështetje nga Open Society Foundations Western Balkans.