Autor: Prof. Nadia Rusi
Ky dokument politikash është hartuar me synimin për të ofruar një analizë mbi progresin dhe sfidat që lidhen me zbatimin e Buxhetimit të Përgjigjshëm Gjinor në Shqipëri. Ai synon të identifikojë boshllëqet strukturore dhe institucionale, të dokumentojë praktikat e mira të zhvilluara në nivel qëndror dhe vendor, si dhe të propozojë orientime të qarta për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të BPGJ si një mekanizëm funksional për avancimin e barazisë gjinore në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të menaxhimit të financave publike. Në këtë kuadër, dokumenti kontribuon në rritjen e ndjeshmërisë dhe të vëmendjes së shoqërisë civile ndaj shpërndarjes së shpenzimeve publike sipas nevojave të grupeve vulnerabël, ndërsa njëkohësisht i jep mundësi IDM të formulojë rekomandime konkrete për institucionet në nivel të qeverisjes qendrore dhe vendore mbi mënyrën e hartimit të buxheteve të përgjigjshme gjinore dhe shpërndarjes së drejtë të fondeve publike.
Ky dokument është prodhuar në kuadër të nismës “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin vetëm autorëve dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.
Klikoni këtu për ta shfletuar raportin: Zbatimi i Buxhetimit të Përgjigjshëm Gjinor në Shqipëri: Drejt Reformave të Qëndrueshme