Facebook
Mail

Udhëzues për Profesionistë të Shëndetit Mendor, Psikologë dhe Punonjës Socialë

Ky udhëzues është hartuar për t’i ardhur në ndihmë profesionistëve të shëndetit mendor, psikologëve dhe punonjësve socialë, të cilët e trajtojnë procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit nga këndvështrimi i shëndetit publik dhe mirëqenies psiko-emocionale. Bazuar në sistemin e integruar të shërbimeve të shëndetit mendor, profesionistët e përfshirë në këtë sektor janë:

  • ¬ Punonjësit socialë, psikologët, terapistët okupacionalë dhe kujdestarët që punojnë në shërbimet e shëndetit mendor komunitar ose në spitale;
  • ¬ Punonjësit e shërbimeve psikosociale dhe të shëndetit mendor pranë zyrave vendore arsimore dhe drejtorive rajonale shëndetësore.
  • ¬ Mjekët psikiatër.

Ky udhëzues është konceptuar si instrument praktik, i cili i përcakton qartë hapat dhe praktikën e punës së punonjësve të shëndetit mendor dhe punonjësve socialë, duke ofruar edhe njohuri praktike, ushtrime dhe modele formatesh që mund të lehtësojnë punën e profesionistëve. Udhëzuesi ka për qëllim edhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e bashkëpunimit mes politikbërësve dhe profesionistëve gjatë hartimit dhe zbatimit të programeve R&R.AUTORËT Dr. Anita Pilika, Mjeke Psikiatre dhe Këshilluese PhD. C. Armela Xhaho, Psikologe/ Hulumtuese

***Ky udhëzues është hartuar në kuadër të Programit “Ri-integrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”. Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, si dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me financimin e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF).

Shkarko në Shqip.

Udhezues_per_Profesionistet_e_Shendetit

Publikime të Ngjashme

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.