udhezuesit-web-04
Facebook
Mail

Udhëzues për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore

Për mbështetjen në rehabilitimin dhe riintegrimin (R & R) e personave që kthehen nga zonat e konfliktit. Një nga praktikat më pozitive që përmendet deri më sot në lidhje me rehabilitimin dhe riintegrimin (R&R) me bazë komunitare është pikërisht përfshirja e aktorëve në nivel vendor që në momentin e hartimit të programeve R&R si dhe gjatë zbatimit dhe monitorimit të tyre. Aktorët e përfshirë në këtë proces mund të jenë bashkia, policia, organizatat e shoqërisë civile, psikologët, punonjësit socialë, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, familjet, miqtë, apo komuniteti i biznesit. Në këtë kuadër, procesi i rehabilitimit duhet parë si një proces në vazhdimësi ku aktorë të ndryshëm marrin role dhe rëndësi të ndryshme përgjatë tij. Ky udhëzues është konceptuar si instrument praktik, që orienton në mënyrë të qartë hapat dhe praktikën e punës së punonjësve të administratës sociale vendore, duke ofruar edhe aftësi praktike, ushtrime dhe modele formatesh që mund të lehtësojnë punën e profesionistëve, në kontakt të drejtpërdrejtë ose jo me luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre, të kthyer nga zonat e konfliktit. Udhëzuesi ka, gjithashtu, për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e bashkëpunimit mes politikëbërësve dhe profesionistëve në fazën e hartimit dhe zbatimit të programeve R&R.

Shkarko në Shqip

***Ky udhëzues është hartuar në kuadër të Programit “Ri-integrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”. Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, si dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me financimin e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF)

Publikime të Ngjashme

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.