- BE-ja duhet të marrë në konsideratë shënjestrimin e formave të tjera të ekstremizmit përveç atij Islamik, siç janë ekstremizmi i të djathtës ekstreme, ekstremizmi etnik, ose edhe dhunën politike.
- Është e nevojshme të përmirësohet pronësia vendore e projekteve që lidhen me P/LKEDH dhe programet e zbatuara në Shqipëri.
- Të çohen deri në fund zbatimi efikas i politikave, strategjive dhe aksioneve të miratuara nga institucionet qeveritare.
- Është e nevojshme që organizatat e shoqërisë civile të bëhen më të larmishme dhe më profesionale, në mënyrë që punonjësit e tyre të zhvillojnë ekspertizën e duhur në fusha të caktuara.
- BE-ja duhet të shqyrtojë ri-financimin e nismave të përshtatshme dhe efikase, që janë zbatuar mirë, duke aplikuar të njëjtën metodologji në hapësira të tjera gjeografike, ose duke bërë fondet e disponueshme për kohë më të gjatë.
- Të mbështetet Qendra CVE që të zhvillojë dhe të zbatojë një kornizë efikase për monitorimin dhe vlerësimin për të gjitha projektet e zbatuara nga OSHC-të që operojnë në Shqipëri.
- BE-ja duhet të zhvillojë mjetet e duhura për të monitoruar dhe vlerësuar ndikimin e përgjithshëm të nismave P/LKEDH të financuara nga prej saj.
Ky projekt mbështetet nga fondet e programit të Bashkimit Evropian Horizon 2020 për hulumtim dhe inovacion në bazë të kontratës nr. 870724. Përveç nëse përcaktohet ndryshe, pikëpamjet e shprehura i përkasin vetëm autorëve në cilësinë personale dhe jo të ndonjë institucioni me të cilin bashkëpunojnë, as nuk paraqesin domosdoshmërish pikëpamjet apo politikën e Komision Evropian. Për më shumë informacion mbi projektin PREVEX, shihni http://www.prevex-balkan-mena.eu.