Qendra për Kërkim dhe Zhvillim pranë IDM, e cila synon të gjenerojë ekspertizën e nevojshme për të nxitur zhvillimin nëpërmjet kërkimit, politikë-bërjes bazuar në evidencë dhe advokimit, në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), prezantuan në një tryezë të hapur, serinë e dokumenteve politike “Shqipëria drejt Europa 2020! Le të flasim për këtë çështje”. Ky botim është produkt i një procesi të gjerë konsultimesh, duke paraqitur rekomandime konkrete për rritjen e koherencës së politikave shqiptare në linjë me objektivat e BE 2020, në 3 fusha kryesore: Punësimi / Arsimi dhe Formimi Profesional, Arsimi i Lartë dhe Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni.