Facebook
Mail

Shoqëria Civile dhe Transparenca Buxhetore: Forcimi i Advokimit dhe Pjesëmarrjes Politike

Autore: Rezarta Çaushaj

Transparenca buxhetore është një element kritik i qeverisjes së mirë dhe mjet për garantimin e llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare në proceset demokratike. Megjithë progresin e shënuar dhe antarësimin e vendit në Iniciativën Globale të Transparencës Fiskale, procesi buxhetor në Shqipëri vuan rutinisht nga institucione të mbyllura dhe angazhimi i pamjaftueshëm i qytetarëve, të cilat kufizojnë mundësitë për një kontroll efektiv të shpenzimeve publike. Për më tepër, transparenca buxhetore përgjithësisht kufizohet vetëm në kontrollin e shpenzimeve publike, ndërsa nuk ka asnjë rregullim apo praktikë edhe kontrolli në anën e të ardhurave buxhetore.

Ky raport analitik analizon përpjekjet e shoqërisë civile në Shqipëri në këtë drejtim, të identifikojë sfidat dhe të nxjerr disa mësime nga këto iniciativa si dhe ofron rekomandime për strategji advokimi më efektive, – me qëllimin fundor pikërisht rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset buxhetore.

Ky dokument është prodhuar në kuadër të nismës “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin vetëm autorëve dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Klikoni këtu për ta shfletuar raportin: Shoqëria Civile dhe Transparenca Buxhetore: Forcimi i Advokimit dhe Pjesëmarrjes Politike

 

Publikime të Ngjashme