Facebook
Mail

Shërbimi civil dhe integriteti i politikëbërjes

Pas publikimit të raportit të Monitorimit të Reformës në Administratën Publike në Shqipëri 2019/ 2020, ekipi i hulumtuesve të projektit WeBER 2.0 dhe ekspertë të jashtëm përgatitën tre dokumente të shkurtra politikash për disa nga problematikat kryesore të identifikuara në ciklin e fundit monitorues të projektit WeBER 2.0. Dokumentet e politikave trajtojnë çështjet e politizimit të shërbimit civil në Shqipëri, politikëbërjen e bazuar në të dhëna dhe konsultimet publike. Ato japin rekomandime të zgjeruara për hapat që  mund të ndiqen për të përmirësuar integritetin e shërbimit civil dhe të politikëbërjes në vend.

Kliko më poshtë për të shkarkuar dokumentet, në shqip dhe anglisht.

Risqet-e-politizimit-te-sherbimit-civil-shqiptar

Konsultime-publike-per-formalitet

Mangesite-e-zhvillimit-te-politikave-ne-RSh

Dokumentet e politikave u prezantuan dhe diskutuan në forumin e politikave “Shërbimi civil dhe integriteti i politikëbërjes” nga politikëbërës, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe anëtarë të Grupit Kombëtar të Punës së Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë. Forumi u organizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me Fondacionin Hanns Seidel Stiftung, zyra e Tiranës, në kuadër të Javës së Integritetit 2021.

Aktiviteti është pjesë e projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar” WeBER 2.0, projekt rajonal i zbatuar nga rrjeti Think for Europe (TEN Network) financuar nga Bashkimi Evropian.

Publikime të Ngjashme