Facebook
Mail

Raporti i Shoqërisë Civile mbi zbatimin e Parandalimit dhe Rikuperimit të Aseteve të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Shqipëri

IDM publikon një raport të ri që vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC), duke u fokusuar veçanërisht në kapitujt II dhe V në lidhje me parandalimin e korrupsionit dhe rikuperimin e aseteve. Raporti thekson se Shqipëria ka marrë masa dhe ka parashikuar dispozita për parandalimin e korrupsionit, por mungon zbatimi efektiv në praktikë dhe kapacitetet e duhura financiare dhe teknike të institucioneve për të luftuar me efektivitet korrupsionin.

Raporti është pjesë e ciklit të dytë të procesit të shqyrtimit të zbatimit të Konventës dhe është prodhuar me mbështetjen e Koalicionit UNCAC.

Shkarko raportin në gjuhën angleze këtu.

Publikime të Ngjashme