
Të dhënat e paraqitura më poshtë bazohen në tre anketa metodologjikisht identike të popullsisë, përfaqësuese rajonale dhe demografike, të kryera në maj dhe qershor 2016 në Maqedoni (1097 pjesëmarrës), Shqipëri (1102 pjesëmarrës) dhe Kosovë (1100 pjesëmarrës). Metodologjia e zhvilluar për llogaritjen e indeksit të ekonomisë së fshehur bazohet në popullsinë specifike dhe anketat e biznesit janë zhvilluar nga Qendra për Studimin e Demokracisë – Bullgari dhe është zbatuar nga CRPM në Maqedoni, IDM në Shqipëri dhe D4D në Kosovë.